Kim takon Bashën, mesazh indirekt Berishës: Takim i shkëlqyer me kryetarin e PD, opozita e fortë thelbësore për demokracinë dhe luftën ndaj korrupsionit

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim është takuar sot me kreun  e Partisë Demokratike Lulzim Basha, ku nuk kanë munguar edhe mesazhet indirekte për Sali Berishën. Përmes një mesazhi në twitter, Kim sigurohet që të bëjë të qartë që në fillim se kë njeh SHBA për kryetar të Partisë Demokratike, duke theksuar se është Lulzim Basha, ndërsa shpreh binden se një opozitë e fortë është thelbësore për demokracinë dhe luftën ndaj korrupsionit. Takimi është zhvilluar në zyrën e ambasadores Kim, ku fokusi ka qene edhe te përthithja e investime amerikane.

"Faleminderit Partisë Demokratike  dhe kryetarit Lulzim Basha për takimin e shkëlqyer lidhur me çështjet kyçe në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ku përfshihen rrugët e forcimit të institucioneve demokratike, lufta ndaj korrupsionit dhe rritja e investimeve amerikane në Shqipërisë nga veriu në jug.  Një opozita e fortë që bën përpara është thelbësore për demokracinë", shkruan Kim.

SHBA është treguar e qartë me qëndrimin kundër Sali Berishës, të shpallur 'non grata' për minim të demokracisë dhe korrupsion. Më herët edhe Escobar ka theksuar se do të ketë pasoja nëse PD zgjedh në krye dikë që është i shpallur 'non grata' nga SHBA. Situata në PD është në kulmin e tensionimeve, që nisën që kur Berisha nuk e pranoi dot faktin që Basha ta përjashtonte fillimisht nga grupi i PD dhe me pas nga vete partia,  teksa demokratët duket se po shkojnë drejt një përçarje të parikuperueshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turp: 29/01/2022 06:13

    Po si eshte e mundur qe te jete kaq donet ambasada usa ne kete vend? Po si mund te pretendosh te luftosh korrupsionin me lulin , ramen, tigrin, ballukun, etc etc??? Jemi popull v* mire na e bejne

    Përgjigju
  • Tatiana: 29/01/2022 01:55

    Nje gje nuk po e marrim vesh. Ambasadorja vu ketej me Bashen e vu andej me Ramen te luftojne korrupsionin. Korrupsionin e kujt???? Apo me kaq mbaron fjalia. Ku eshte ky korrupsion? Kush e gjeneron? Une, ti, fshatari ne Rromanat apo qytetari ne Kombinat? Beu ne Sauk apo krushku ne Puke? Lufte gjimandej... Kaq budallenj na dine? Ne e dime qe korrupsioni politik eshte burimi i te gjitha formave te korrupsionit. Dhe akoma me keq kur mbeshtetet haptazi nga ambasadore injorante nga SHBA dhe kudo ne Evrope. Plehra.

    Përgjigju
  • arba: 28/01/2022 22:57

    nje debile qe takon nje individ kot pa lidhje, qe do te na e imponoje si opozite me zgjedhjen e saj. jo moj zonje nuk funksionon keshtu as aty nga vjen ti e as ktej nga jemi ne.

    Përgjigju
  • katunari: 28/01/2022 22:10

    USA kujton qe po meret me avganistanin por do gabohen rende. Cdo investim qe ka bere ne shqiperi ka deshtuar deri me sot.

    Përgjigju
  • Hasan Spahiu: 28/01/2022 21:30

    Si eshte e mundur?Flasin per lufte kunder korrupsionit dhe mbeshtesin njerez te zhytur deri ne gryke ne korrupsion.I njejti qendrim ,si me saliun pas 1997 dhe 1998.Dhe...duhet te kemi besim?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po dështon zgjedhja e Presidentit me konsensus?



×

Lajmi i fundit

John

Status ‘vend i asociuar në BE’ për Shqipërinë? Meta për deklaratën e Kreut të Këshillit Evropian: Ide individuale e disa zyrtarëve