Kimioterapia nuk rrezikon të prekurit me COVID-19

Tejmbushja e spitaleve, ankthi ndaj infektimit me Covid-19 dhe frika se kimioterapia mund të ulë mundësitë për të jetuar të pacientëve të prekur me koronavirus ka bërë që shumë herë trajtimi të shtyhet, duke vënë jetën e tyre në rrezik. Sipas një studimi të udhëhequr nga  studiuesit e Imperial College në Londër është arritur në konkluzionin se kimioterapia tek pacientët me kancer  të prekur nga Covid-19  nuk përbën një rrezik për mbijetesën e tyre. Pjesë e studimit ishin 890 pacientë të infektuar me kancer në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Itali dhe Gjermani.  Ku pacientët me kancer të gjirit  kishin gjysmën vdekshmërisë krahasuar me të sëmurët e tjerë.

Studiuesit duke përfshirë në studim 19 spitale të ndryshme në të gjithë Evropën, përfshirë Spitalin Hammersmith në Londër – deklaruan se qëllimi i tyre është të zbulojnë se përse. 

Dr David Pinato, drejtues i studimit,  deklaroi se pandemia në shumë raste trajtimi i kancerit mund të jetë i sigurt për t'u përdorur, në varësi të gjendjes së  pacientit dhe faktorëve të rrezikut." Në studim, një në tre pacientë me kancer me Covid-19 kishte vdekur midis fundit të shkurtit dhe fillimit të prillit. Gjetjet e studimit mund të përdoren për të gjetur se cilët pacientë me kancer ishin më të prekur dhe duhet të kujdesen më shumë nga virusi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin