Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Detin e Japonisë

Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Detin e Japonisë

Flamuj rus dhe kinezë

Ushtria kineze dhe ajo ruse kanë organizuar dhe kryer patrullimin e nëntë të përbashkët ajror në “hapësirën relevante ajrore” mbi Detin e Japonisë. Lajmin e bëri të ditur transmetuesi shtetëror kinez, CCTV.

Patrullimi ajror ishte pjesë e një plani për bashkëpunim vjetor mes këtyre dy vendeve prej vitit 2019.

CCTV thotë se  ky patrullim ajror ka për qëllim testimin dhe zgjerimin e kapaciteteve të përbashkëta operacionale dhe stërvitore të forcave ajrore të dy vendeve.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se i ngriti avionët e vet luftarakë pasi 11 avionë luftarakë kinezë dhe rusë u futën në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të vendit (ADIZ). Avionët qëndruan për rreth katër orë, para se të largoheshin pa shkaktuar ndonjë incident.

Koreja e Jugut ka protestuar ndaj Kinës dhe Rusisë pasi tyre ata patrullimi ajror është kryer pa paralajmërim. Vendet kërkojnë që çdo avioni i huaj luftarak që futet në zonën e tyre ADIZ të identifikohet për arsye sigurie.

Megjithatë, këto zona nuk cilësohen si hapësira ajrore të një shteti sovran dhe shpesh shtrihen në zona të ADIZ-ve të vendeve të tjera, raporton Reuters.

Në korrik, të dyja vendet kryen një patrullim të përbashkët ajror duke përdorur bombardues strategjikë që mund të pajisen me armë bërthamore në afërsi të shtetit amerikan, Alaska, në Paqësorin Verior dhe Arktik, duke i nxitur Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë t’i dërgojnë avionët e tyre luftarakë në hapësirën e vet ajrore.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Brazil/ Ndërron jetë në palestër, bodybuilderi 28-vjeçar pëson atak kardiak

Brazil/ Ndërron jetë në palestër, bodybuilderi 28-vjeçar pëson atak kardiak