Kina përfshihet nga protestat, kërkohet dorëheqja e presidentit dhe e partisë Komuniste

Protestat po shpërthejnë në të gjithë Kinën, duke përfshirë universitetet dhe në Shangai, ku qindra njerëz brohoritën “Hiq dorë, Xi Jinping! Tërhiqu Partia Komuniste!” në një shfaqje të paprecedentë sfide kundër politikës së rreptë dhe gjithnjë e më të kushtueshme të vendit kundër Covid.

Një zjarr vdekjeprurës në një bllok apartamentesh në rajonin e largët perëndimor të vendit, Xinjiang, që vrau 10 njerëz dhe plagosi nëntë të enjten duket se ka nxitur zemërimin, pasi u shfaq një video ku dukeshin masat e bllokimit që vonuan zjarrfikësit të arrinin tek viktimat.

Protestat shpërthyen në qytete dhe universitete në të gjithë Kinën të shtunën dhe të dielën herët në mëngjes, sipas videove të mediave sociale dhe llogarive të dëshmitarëve.

Në videot e shumta të shpërndara nga mediat e huaja, njerëzit mund të dëgjoheshin duke bërtitur duke kërkuar që lideri i Kinës Xi Jinping dhe Partia Komuniste të "tërhiqen". Në disa prej pankartave shkruhej: "Nuk dua testin Covid, dua lirinë!" dhe "Nuk diktaturë, dua demokraci!"

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 27/11/2022 09:32

    Ky eshte lajm mi lal Kina 1 miliard e ghysem kan dal ne protesta qindra demostrues

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, sapo doli nga burgu bëri vjedhjen e radhës

Korçë/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, sapo doli nga burgu bëri vjedhjen e radhës