Kinë, shkon në 54 bilanci i të vdekurve nga koronavirusi/ Epidemia 'rend' drejt Kanadasë

Kinë, shkon në 54 bilanci i të vdekurve nga koronavirusi/ Epidemia 'rend' drejt Kanadasë

KINË- Trembëdhjetë viktima të tjera janë shënuar nga epidemia e pneumonisë virale në Kinë. Personat të cilët humbën jetën në provincën Hubei si pasojë e koronavirusit ‘2019-n-CoV’,  kanë çuar në këtë mënyrë bilancin e viktimave në 54, njoftojnë autoritetet lokale.

Po ashtu, janë konfirmuar edhe 323 shpërthime të reja të virusit. Të dhënat e fundit nga provinca Hubei, qendra kryesore e epidemisë, bëjnë me dije se ka shkuar në 1.610 numrin e përgjithshëm i të infektuarve në të gjithë vendin. Një lajm i tillë është konfirmuar edhe nga qeveria qendrore.

Ndërkaq, pjesë e vendeve të alarmuara për shkak të koronavirusit - pas disa rasteve të zbuluara në Tajlandë, Vjetnam, Malajzi, Makao, Hong-Kong, Tajvan, Singapor, Japoni, Korenë e Jugut, Nepal, Australi, Francë, ShBA (një në Seattle dhe një në Chicago)- do të jetë edhe Kanadaja, pasi dyshohet për zbulimin e rastit të parë të koronavirusit ‘2019-n-CoV’.

Autoritetet vendase thanë se një person është zbuluar në Toronto, i cili dyshohet të jetë i infektuar me koronavirus. Bëhet fjalë për një burrë rreth të 50-tave, banor i qytetit kinez Ohan, vend ku ky virus i ri u shfaq për herë të parë në dhjetor. “Shtetasi ishte kthyer nga një udhëtimi për në Kanada në 22 Janar dhe u shtrua në spital në Sunnybrook në Toronto të nesërmen”,- tha Barmara Yif, një zyrtare shëndetësore në provincën e Ontario.

“Personi i infektuar është izoluar dhe mostrat e marra nga ai do të dërgohen në një laborator në Winnipeg për të përcaktuar nëse i përkasin apo jo virusit kinez”,- thanë autoritetet.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës