Kisha e Barmashit në rrethin e Kolonjës e ndërtuar në vitin 1610 me një stil të veçantë arkitekturor, sot ka një pamje tërësisht të degraduar. Edhe pse prej vitit 2015 kjo pasuri kulturore është cilësuar në gjendjen SOS sërish kjo nuk iu ka mjaftuar instancave përkatëse për të shpëtuar vlerat e mbetura në objektin 400 vjeçar i cili po shkon drejt zhdukjes së plotë të tij.
Gjergji Koki, drejtor i drejtorisë rajonale të trashëgimisë kulturore tregon se në vitin 2015 është raportuar situata e kësaj kishe pas survejimit të detajuar, dhe me pas është realizuar një projekt, vlera e te cilit nuk ishte e përballueshme nga buxheti vjetor i shtetit. Koki hedh poshtë aludimet se për këtë kisha ka pasur çelje fondesh .
"Nga ana jonë që në 2015 është cilësuar nga ne si një objekt i rrezikuar, pra në gjendjen SOS, që do të thotë ky objekt mbase nuk do ekzistojë më me kalimin e kohës. Është një buxhet që ne se mbulojmë dot, i kemi kërkuar ministrisë së Kulturës por është e pamundur që të gjitha të financohen", tha Gjergji Koki.
E shpallur si monument kulture i kategorisë së parë, por mesa duket vetëm emri i ka mbetur i tille në një tabelë të vjetërsuar nga pluhuri i harresës. Midis gërmadhash, shkurresh e mbeturinash, me një çati të shkatërruar , mure të rrënuara, në këtë monument po zhduken afresket murale 4 shekullore. Edhe pse janë duke kërkuar donatorë për shpëtimin e 35% të kishës, drita jeshile të paktën për këtë vit duket se nuk është ndezur.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
84.3%
-
Pak
9.2%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 2893
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal
29 Mars, 15:25
-
'Më paragjykuan se fshija rrugët', kolonjari prek me rrëfimin në 'Një nga ne': Dua të gdhend gurin, por s’të jep të ardhura
27 Mars, 20:30
-
Mokra e Pogradecit pa rrugë, ujë as dritat, fshati pa investime! Banorët: Jemi të izoluar
12 Shkurt, 16:56
-
Kolonjë/ Gërryen tokën pa autorizimin përkatës, vihen nën hetim përgjegjësi dhe punonjësi i firmës që tregton qymyr bituminoz
27 Janar, 17:16
-
Konsumi e investimet do rrisin ekonominë me 3.7% këtë vit! Turizmi e ndërtimi ndikim kryesor! Do merren dy eurobonde 1.2 mld euro deri në 2026
19 Janar, 16:12
-
Kolonjë/ Harroi një qiri ndezur, çobani gjendet i djegur në kasollen e bagëtive
18 Janar, 08:28
-
Dyfishohen turistët në Kolonjë, kryebashkiaku: Sfidë akomodimi! Operatori turistik: Dominojnë gjermanët, çekët e polakët
15 Janar, 14:25
-
Regjisorja italiane Guilia Grandinetti film në Rehovë! ‘Majonezë’ trajton martesat mes shqiptarëve e serbëve
19 Dhjetor 2023, 16:27
-
Rama: Kolonja magjike, e zhvilluar prej potencialit njerëzor, ju mirëpret për festat e fundvitit
17 Dhjetor 2023, 09:23
-
Rehova e Kolonjës, fshati turistik rrëzë malit të Gramozit që boshatiset në dimër! Mësuesja me shtëpi bujtinë: Nuk ofrohen kushte për ngrohje
1 Dhjetor 2023, 16:38
-
Kishat në Bethlehem anulojnë ceremonitë festive të Krishtlindjes në shenjë proteste për luftën në Gazë
16 Nëntor 2023, 15:36
-
VIDEO/ Nisin reshjet e para të dëborës në vend, 'velloja e bardhë' vesh malet e Dibrës dhe Gjalicën në Kukës
4 Nëntor 2023, 13:36