Kisha katolike: Shprehim solidarit për personat e prekur nga tërmeti, lutjet tona shkojnë për ju

Kisha katolike: Shprehim solidarit për personat e prekur nga tërmeti, lutjet tona shkojnë për ju

Kisha Katolike në Shqipëri ka shprehur solidaritet për banorët e prekur nga tërmeti në vend. Në mesazhin e saj, ajo shkruan se sot po luten për rimëkëmbjen dhe kapërcimin e kësaj situate.

"Të nderuar qytetarë të Kombit tonë Shqipëri, në veçanti ju të prekur më së shumti nga kjo katastrofë natyrore,

Kisha Katolike në Shqipëri, solidarizohet me të gjithë ju, individë dhe familje, që dje dhe gjatë natës së sotme përjetuat çaste me të vërtetë të dhimbshme si pasojë e tërmetit.

Me anë të këtij mesazhi duam të shprehim solidaritetin tonë si dhe duam t’i qëndrojmë pranë secilit prej jush duke u angazhuar së pari në lutje, duke ja besuar Zotit rimëkëmbjen dhe kapërcimin e situatës por edhe duke vënë në dispozicion përkrahjen tonë konkrete përmes strukturave të saja.

Dita e diele, që për ne besimtarët është momenti kulmor i takimit me Zotin e jetës, na ka gjetur të bashkuar në lutje si dhe do na gjejë sërish të bashkuar në ditët në vazhdim.

Ftojmë, nxisim dhe bëhemi mbartës për të mos harruar shenjën dalluese të popullit dhe të kombit tonë, që është solidariteti, ndihma dhe shpresëdhënia për kapërcimin e kësaj gjendje.

Përkrahim ndihmën dhe angazhimin e strukturave shtetërore në dobi të qytetarëve.

Popull dashamirës dhe mirëdashës, “shtëpia është e mikut dhe e Zotit”. Miqtë tanë vëllezër sot kanë nevojë më shumë se kurrë për ne. Le të mos perëndojë dielli pa e pas kryer solidaritetin tonë.

Zoti e bekoftë Shqipërinë", shkruan Kisha Katolike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 23/09/2019 00:50

    PO MUSLIMANET E aNADOLLIT CFARE BEJNE dERVISHLERET MARTOJNE GOCAT QE FLENE NE TEQE E BABA ALIUT ,DHE presidenti vjen i mallengjyer Florinjte si leshon gjalle SPAK ,jo do ja marri po prej b*the do ja nxjerre Metes Berishes Lulushit dhe Monikes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë