Kishin mbushur makinën me armë, fishekë dhe drogë, kapen 3 të rinj në Tiranë, njëri arratiset (Emrat+Video)

TIRANE-Tre persona janë arrestuar dhe njëri është shpallur në kërkim, ndërsa janë sekuestruar kanabis, armë zjarri, një makinë dhe 3 telefona. Të arrestuarit janë Shaqir Jeminaj, Hektor Krrashi dhe Bashkim Hysa.

Sipas policisë, këta persona janë konstatuar në rrugën “Berisha”, ku E. M. dhe Shaqir Jeminaj ndodheshin brenda mjetit tip “Mercedez Benz”, ndërsa Hektor Krrashi dhe Bashkim Hysa jashtë mjetit.

Në momentin që pikasi policinë E. M. iku me vrap, ndërsa tre të tjerët janë kapur dhe gjatë kontrollit të ushtruar në pjesën e bagazhit të mjetit është gjetur një qese brenda të cilës kishte kanabis, armë zjarri dhe municion luftarak.

Armët dhe droga në makinën e të arrestuarve 

Të arrestuar;
- Shaqir Jeminaj, 23 vjeç, banues në Tiranë.
- Hektor Krrashi, 18 vjeç, banues në Tiranë.
- Bashkim Hysa, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Në kërkim;
- E. M., 32 vjeç, banues në Tapizë.

U sekuestruan:
- 1 kg e 36 gramë kanabis
- armë zjarri automatik
- 3 krehra metalik arme zjarri
- 442 fishekë arme zjarri Model 56
- 129 fishekë arme zjarri Model 54
- automjet Mercedez Benz
- 3 aparat celular

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” të parashikuara nga neni 283/2 d i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi Rama: 12/10/2018 15:52

    E cuditshme dhe do të për bënte lajm sikur në cante të kishte libra. Në ket rast nuk perben lajm pasi kjo gjë esht e zakonshme, e perditshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën, i dëmton dhe makinën

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën, i dëmton dhe makinën