Kishte kultivuar 269 bimë kanabis, arrestohet shqiptari në Angli! Jetonte në 'shtëpi bari' me gruan: Ajo nuk di gjë

Kishte kultivuar 269 bimë kanabis, arrestohet shqiptari në Angli! Jetonte në 'shtëpi bari' me gruan: Ajo nuk di gjë

Eduart Cili

Angli-Një 29-vjeçar me origjinë shqiptare është dënuar me 24 muaj burg në Angli, për shkak se kishte kultivuar 269 bimë kanabis në një banesë në Burton Latimer.

Pasditen e 21 korrikut të këtij viti, policia shkoi në vendndodhjen e shqiptarit Eduart Cili.

Ky i fundit i lejoi oficerët të futeshin brenda në banesë, duke i thënë se “unë e bëra, gruaja ime nuk di asgjë për këtë”, deklaratë që çoi në arrestimin e tij, si i dyshuar për kultivimin e lëndës narkotike.

Gjatë kontrollit brenda një papafingoje oficerët gjetën bimët e kanabis-it - që kapnin vlerën deri në 90,000 £, së bashku me pajisjet e nevojshme për prodhimin e rritjes.

Lënda narkotike dhe mjetet e gjetura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Eduart Cili u akuzua për prodhim droge të kontrolluar të klasit B - kanabis - dhe u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës së Northampton më 23 korrik, ku u deklarua fajtor dhe u la në paraburgim.

Të hënën, më 9 shtator, në Gjykatën e Kurorës së Northampton, ai mori dënimin dhe u urdhërua të paguante një shtesë prej 187 £ pas lirimit të tij.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 27/09/2024 20:32

    Brezi i demokracia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi skema e re 5 mln euro për bujqësinë, shteti grant 50% të investimit në serat diellore! Financim për rrjetat anti-breshër kush mbjell mbi 1 hektar

Hyn në fuqi skema e re 5 mln euro për bujqësinë, shteti grant 50% të investimit në serat diellore! Financim për rrjetat anti-breshër kush mbjell mbi 1 hektar