Kishte torturuar një të burgosur në Siri, gjermani dënohet me 10 vjet burgim

Kishte torturuar një të burgosur në Siri, gjermani dënohet me 10 vjet burgim

Foto ilustruese

Një shtetas gjerman është dënuar me 10 vjet burgim nga një gjykatë në Dyseldorf më 26 nëntor pasi u shpall fajtor për torturim të një të burgosuri në Manbij të Sirisë.

I burgosuri ishte torturuar deri në vdekje brenda një burgu në Siri që udhëhiqej nga grupi militant Shteti Islamik (IS), pjesë e të cilit ishte shtetasi gjerman.

Gjermani, i identifikuar vetëm si Nils D, 31-vjeçar, po ashtu u dënua edhe për krime lufte. Ai u dënua nga e njëjta gjykatë edhe për anëtarësim në grupin militant, Shteti Islamik në vitin 2016 dhe për këtë mori dënim të ndarë prej katër vjetësh e gjysmë burgim.

Prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm për shtetasin gjerman nën akuzën për vrasje.

Pas dënimit të shqiptuar nga gjykata e Dyseldorfit ndaj tij, shumë ish-të burgosur të tjerë në Siri, dëshmuan para autoriteteve gjermane se Nils D kishte torturuar njerëz të burgosur në Manbij./ REL

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dokumenti/ Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Dokumenti/ Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës