Me makinë të vjedhur në Suedi kërkon që të kalojë kufirin, arrestohet 23-vjeçari në Morinë

Me makinë të vjedhur në Suedi kërkon që të kalojë kufirin, arrestohet 23-vjeçari në Morinë

Një 23 vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, për veprën penale 'Trafikimi i mjeteve motorike".

Policia e Kukësit në bashkëpunim me Policinë Kufitare Morinë, në zbatim të planit të masave për goditjen e trafikimit të mjeteve motorike, arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 23 vjeç, banues në Suedi.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, gjatë regjistrimit dhe verifikimit në sistem, mjeti tip "Benz" që drejtohej nga shtetasi A. A. rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Suedia, pasi ishte vjedhur në Suedi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti tip "Benz".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale "Trafikimi i mjeteve motorike".

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Amnistia penale/ EMRAT e të dënuarve që u liruan nga burgu i Vlorës

Amnistia penale/ EMRAT e të dënuarve që u liruan nga burgu i Vlorës