KFOR-i rrit praninë në urën mbi lumin Ibër

KFOR-i rrit praninë në urën mbi lumin Ibër

KFOR mbi Urën e lumit Ibër

Trupa e automjete të shtuara të KFOR-it janë parë të shtunën në mëngjes mbi Urën e lumit Ibër. Arsyeja e vendosjes së tyre ka të bëjë më një trajnim që karabinierët italianë janë duke e mbajtur.

“Është një situatë krejtësisht normale për KFOR-in përveç se ka rastis që të jetë sot e shtune dhe ku ne po zhvillojmë një trajnim për situata të caktuara mbi urën kryesore të Ibrit. Kjo është arsyeja pse sot qytetarët po shohin numër më të madh të pjesëtarëve të KFOR-it dhe po iu duket se gjendja është e tensionuar.  Po e përsëris situata është krejtësisht normale për neve KFOR-in”, ka thënë një burim brenda KFOR-it italian për Kosovapress.

Rritja e pranisë mbi këtë urë vjen një ditë pasi autoritetet e Kosovës mbyllën pesë komuna paralele serbe në veri të Kosovës. Aksioni është kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare, e cila i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos ndërmarrë veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ I burgosuri për drogë krijon art në fasadën e burgut të Vlorës, bën murale me portretin e Nënë Terezës

VIDEO/ I burgosuri për drogë krijon art në fasadën e burgut të Vlorës, bën murale me portretin e Nënë Terezës