Kjo është skema e përpiluar nga oficerët e policisë, për mënyrën se si ndodhi aksidenti me 3 viktima të së njëjtës familje, e dy të plagosur rëndë, gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës.
Në skemën e siguruar nga Report Tv dhe që mban datën 16 qershor ora 00:25, ekspertët rrugorë kanë përcaktuar se mjeti i drejtuar nga Arlintin Alia është përplasur me bordurën e rrethrrotullimit. E më pas, si shihet edhe në skicë, mjeti ka bërë disa rrotullime mes përmes rrethit, duke përfunduar në anën tjetër të rrugës, e duke u përplasur përfundimisht me pjesën e bordurës së betonit.
Në aksidentin fatal humbën jetën çifti i bashkëshortëve, Bardhok e Valentina Bibaj, si dhe vajza e tyre Florisa Bibaj, 22 vjeçe.
Vajza tjetër e familjes, Xhuljana Bibaj, mësohet nga Spitali i Traumës se tashmë e ka kaluar rrezikun për jetën. Drejtuesi i mjetit, mik i familjes Bibaj, Arlintin Alia gjithashtu mbeti i plagosur. Ky i fundit u prangos në spital, e ndërsa këtë të martë u la nga gjykata në "arrest me burg".
Nga hetimet rezultoi se shkak i aksidentit tragjik ishte shpejtësia tej normave të lejuara.
Pamjet nga aksidenti tragjik
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
86.5%
-
Pak
8.9%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 438
Lajme të tjera
-
Me telefon dhe pa rrip sigurie tentuan të korruptojnë policinë rrugore, 4 shoferë të arrestuar në 24 orët e fundit në Tiranë (Video)
18 Prill, 16:12
-
Mirditë/ Makina del nga rruga në Kodër-Rrëshen, shpëton mrekullisht familja
9 Prill, 12:06
-
Futet më të kuqe, 'Toyota' përplaset me një 'Ford' në Durrës, një i plagosur
9 Prill, 09:02
-
Tentoi t’i jepte rryshfet policisë rrugore, arrestohet shoferi në Tiranë (Video)
3 Prill, 18:38
-
Shqipëria vend tranziti për emigrantët, Softa: Cenohet siguria kombëtare, terroristë të ISIS mund të zgjedhin këto rrugë
3 Prill, 14:41
-
Goditi punonjësin e OSHEE-së, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë
27 Mars, 13:16
-
VIDEO/ Përplasen dy makina në aksin rrugor Korçë-Maliq, 3 të plagosur
20 Mars, 16:13
-
Eduard Zaloshnja: Përdorimi i rripit të sigurisë të shpëton jo vetëm kuletën, por edhe jetën!
19 Mars, 15:47
-
Aksident tragjik në Tepelenë, Benzi me shpejtësi përplas dy makina, 4 të vdekur! Mes viktimave një çift! Dy të plagosur rëndë (EMRAT + VIDEO)
17 Mars, 19:39
-
Aksidenti në Durrës, shoferi u nxorr nga mjeti pas rreth 1 ore! Në makinë u gjet edhe një shishe alkooli! Të plagosurit ende në spital
15 Mars, 13:11
-
VIDEO/ Aksident te ‘Brryli’ përplasen 2 makina, njëra del nga rruga e merr para kangjellat dhe ndalet nga pema! Shkak mos respektimi semaforit
1 Mars, 09:13
-
Aksident në Bulqizë, 19-vjeçari me motor humb kontrollin dhe del nga rruga! Niset për mjekim drejt Traumës
22 Shkurt, 15:54