Klani më i fuqishëm mafioz në Katania, policia italiane i sekuestron pasuri me vlerë 12 mln euro

Në një mega-operacion të orëve të fundit policia financiare italiane ka sekuestruar disa objekte dhe pasurin me vlerë 12 milion euro, të cilat i përkisnin klanit Scalisi, I iniciuar nga familja Laudani. Pasuritë u sekuestruan në shtatë provinca të gjashtë rajoneve italiane dhe në Bullgari

Hetimet e mëtejshme kanë bërë të mundur që të rindërtohen plotësisht investimet e të ardhurave të paligjshme të  kreut të klanit Scalisi, të njohur ndryshe edhe si familja mafioze Laudani.

Hetimi, hodhi dritë mbi 'pastrimin' e të ardhurave të paligjshme të bosit historik Giuseppe Scarvaglieri, aktualisht i burgosur dhe aktiviteteve sipërmarrëse të menaxhuara nga nipi i tij, Salvatore Calcagno, dhe nga sipërmarrësit Antonio Siverino dhe djali i tij Francesco. Këta të fundit kanë përdorur emra të ndryshëm për krijimin e ndërmarrjeve të shumta që veprojnë në të gjithë territorin kombëtar.

Masat e sekuestros u janë vendosur aksioneve e personave të përfshirë në krim në ndërmarrje të shumta dhe ndërmarrjeve në sektorin e transportit dhe tregtimin e produkteve të naftës.

Sekuestrimet janë duke u zhvilluar në Catania, Romë, Milano, Novara, Udine, Varese dhe Verona dhe Bullgari. 

Në bazë të të dhënave në mediat italiane janë sekuestruar katër kompani: La Nuova Group Srls dhe Express Srls me seli në Catania; Immobiliare International në Verona; dhe Petrol Group Srl në Cologno Monzese (Mi),  AB Logistica Srls dhe Prima Logisti me qendër në Catania dhe Sive International Ltd në Sofje (Bullgari).

Operacioni, i quajtur 'Follow the money II', është vazhdim i operacionit të Guardia di Finanza të Catania, e cila në 10 shkurt sekuestroi mbi 1.9 milion euro në cash.

S.M./K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duket e drejtë kërkesa e PD-së për përsëritjen e zgjedhjeve ne 9 qarqe?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

10 paqartësi të mëdha që duhet t’i sqarojnë akademikët me rishkrimin e 'Historisë së shqiptarëve'