Klasikja pa gola, Shkëmbi për Report TV: I kënaqur me 1 pikë! Trajneri i Vllaznisë: Ishim pafat
Trajneri i Tiranës Shkëmbi dhe Brdaric i Vllaznisë
Përballja Tirana-Vllaznia, e njohur ndryshe si klasikja e Shqipërisë, ka përfunduar me rezultatin 0-0 pavarësisht se kryeqytetasve në pjesën e parë iu anuluan dy gola me VAR. Në fund të dy skuadrat u panë të lumtura me rezultatin edhe pse Tirana lufton për mbijetesë dhe renditet në vendin e tetë.
“Kundër Vllaznisë edhe një pikë besoj se bën punë. Patëm momentet tona për ta fituar ndeshjen, por edhe Vllaznia dy mundësi ku mund ta pësonim. Për këtë them 1 pikë është në rregull edhe sepse të luash kundër Vllaznisë nuk është e thjeshtë. Sidomos për raportin ofensiv që kanë. Në terësi jam i kënaqur me skuadrën për atë që dha,”-u shpreh Bledi Shkëmbi, trajner i Tiranës.
Barazimi i kushtoi Vllaznisë vendin e dytë në javën e 29 të Superligës, pasi më herët Dinamo fitoi 3-1 kundër Bylisit.
“Arritëm të mbajmë portën të paprekur dhe morëm një pikë. Mund të them se ne perfundim ishte e drejtë sepse ata luftojnë për mbijetesë dhe ishte një ndeshje shumë e veshtirë. Krijuam më shumë në pjesën e dytë, por duhej edhe fati që ta fitonim këtë ndeshje,”-tha Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.
Në barazim pa gola përfundoi edhe sfida mes Teutës së parafundit dhe Elbasanit, ndërsa sfida tjetër e së martës mes Laçit dhe Egnatias u mbyll me shifrat 1-1. Pas 29 javësh kampionat rrogozhinasit vijojnë në krye me 53 pikë, 3 më shumë se Dinamo e vendit të dytë, ndërsa renditjen e mbyll Skënderbeu me 27 pikë, 2 më pak se Teuta e vendit të 9 dhe 3 më pak se Tirana e vendit të 8.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.5%
-
Pak
12%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Superliga/ Skënderbeu befason Vllazninë në 'Loro Boriçi', e mposht 1-2! Tirana merr një pikë kundër kampionëve
15 Mars, 20:29
-
Superliga luhet në dy ditë, spikat Egnatia - Tirana! Agjenda e javës së 30-të, flasin protagonistët
14 Mars, 13:54
-
Superliga/ ‘Klasikja’ s'i shërben askujt, Tirana 0-0 Vllaznia! Pa gola edhe ndeshja në ‘Niko Dovana’, kryeson Egnatia
12 Mars, 08:50
-
Klasike jetike për Tiranën, trajneri Shkëmbi: Shpresoj që fati mos të jetë sërish me Vllazninë! Të martën edhe 2 sfida të tjera
10 Mars, 16:40
-
Hidhet shorti, mësohen dy gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë! Flasin protagonistët
7 Mars, 09:47
-
Vllaznia thellon krizën e Partizanit, Egnatia mposht Dinamon dhe kryeson Superligën! Sylvinho në Rrogozhinë
6 Mars, 08:31
-
Tirana rigjen makthet e së shkuarës, Bledi Shkëmbi ngre alarmin: Javët po na ikin, të marrim pikët
5 Mars, 14:30
-
‘Final 4’ zbret sot në fushë, agjenda e raundit të 28-të në Superligë
5 Mars, 08:44
-
Tre humbje radhazi dhe udhëtimi në Shkodër, Abilaliaj: Luajmë çdo 3 ditë, Partizani do kohë të përshtatet
4 Mars, 14:42
-
Partizani në krizë, Brdaric kërkon rikthimin te fitorja: Të përfitojmë nga situata, objektivi i Vllaznisë tri pikët
4 Mars, 12:55
-
Bilancet e javës së 27, Skënderbeu kap Tiranën! Partizani në krizë, Abilaliaj: Ndodhën shumë episode negative në fushë
3 Mars, 12:32
-
Dinamo e përmbys në derbi, Tirana prek fundin! Ndalet Egnatia, Teuta i merr pikë mbijetese
2 Mars, 19:59