KLD, mazhoranca 2 skenarë që
mund t'i përdorë për shkarkime 

KLD, mazhoranca 2 skenarë që<br />mund t'i përdorë për shkarkime 
TIRANË - Që parlamenti të ndërhyjë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë për të zgjedhurit e saj, dy janë opsionet e mazhorancës për ta bërë fakt të kryer një iniciativë të tillë, të lindur pas konflikteve të ministrit të Drejtësisë dhe KLD, ku kjo e fundit nuk mori parasysh procedimin për disa gjyqtarë, të gjetur me shkelje, përfshirë dhe anëtarin e KLD,Gjin Gjoni.

Me  ligjin aktual, një gjë e tillë nuk mund të ndodhë pasi nuk është përcaktuar mënyra e shkarkimit të anëtarit të KLD. Por mazhoranca në 30 Qershor, ka depozituar një tjetër draft, atë për funksionimin e KLD, ku në nenin 2 të saj përcaktohen qartë anëtarët e KLD të zgjedhur nga kuvendi, mund të shkarkohen në shkelje të kushtetutës dhe ligjit.

Por që një gjë e tillë të funksionojë, duhet që drafti të futet në procedurat parlamentare, pra konferenca e kryetarëve ta kalojë për shqyrtim në komisione.

I pari që pritet ta shqyrtojë këtë, duke i hapur rrugë rishqyrtimit të anëtarëve të zgjedhur nga parlamenti është Komisioni i Ligjeve. Bëhet fjalë për 2 anëtarë, i pari Elvis Cefa nënkryetari i KLD, i zgjedhur në korrik të 2012-s dhe Lulzim Lelçaj i zgjedhur në gusht të 2011-s.

Opsioni i dytë është ngritja e një komisioni hetimor parlamentar, njëlloj siç ngriti PD për shkarkimin kohë më parë të nënkryetarit të KLD Kreshnik Spahiu, edhe pse ky opsion, për Berishën nuk është e njëjta situatë.

“S’ka pas të bëjë fare dhe në asnjë kërkesë me veprimtarinë e zotit Spahiu në emërime apo qëndrime ndaj gjykatësve, ka pasur të bëjë me disa probleme të tij personale në raport me qëndrimet politike që mbante.”-tha Berisha.

Sërish sot në reagimin e tij ministri i Drejtësisë Nasip Naço, i ka kërkuar presidentit Nishani, kryetarit të këtij institucioni të vërë në lëvizje inspektoratin për të faktuar nëse ka shkelje, ndërsa Berisha deklaron që qeveria e Ramës kërkon të kapë KLD-në dhe të gjithë drejtësinë.

“Presidenti të jetë më aktiv, përveç me deklarime edhe me votë dhe të vërë në lëvizje edhe Inspektoratin e KLD që ka detyrë funksionale të verifikojë pasurinë e gjyqtarëve, dhuratat marramendëse të gjyqtarëve.”-tha Naço.

kld

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Godina e re për Bashkinë e Kamzës, anulohet tenderi mbi 8 mln lekë

Godina e re për Bashkinë e Kamzës, anulohet tenderi mbi 8 mln lekë