Klevis Balliu i bashkohet LSI? Silva Caka: E mirëpresim, Halit Valterin s'e konsideroj fare si njeri! Meta s'ka bërë shkelje, janë nënshtetësi me procedura të veçanta

Ish-deputetja e LSI Silva Caka e ftuar në Report TV, teksa ka folur për skandalin e zbuluar nga shqiptarja.com sa i përket dhënies së nënshtetësive në mënyrë të paligjshme nga presidenti Ilir Meta, është shprehur se në këto procese nuk ka shkelje pasi sipas saj janë dhënë nënshtetësi me procedura të veçanta. Teksa i është përgjigjur pyetjes ajo ka bërë një krahasim me inceneratorët, që sipas saj janë bërë 9 procedura që duan rreth një vit kohë, brenda një dite.

"Për çfarë shantazhi flisni që është një email i nxjerrë...Cili skandal? Ku qëndron skandali? Ka një procedurë që ndiqet. E cila zgjat 8 orë? Për një ditë janë ezauruar 9 etapa për inceneratorët.

Më fal po procesi i nceneratorëve brenda 24 orëve zgjat? Ka një procedura të veçantë që e parashikon mirë për raste të veçanta . Minimumi duhet të marrin një informacion. Për arsye të ndryshme nënshtetësia mund të kërkojë më pak se 8 orë, por kur është provcedurë normale ka dhe aftat  e veta. Por kur një incenerator, një konkurent që kërkon vite, si mund të bëhet për 24 orë.

Paligjshmëria që ju pretendoni nuk besoj se ekziston. Presidenti nuk vepron asnjëherë me kokë të vetë sepse ka institucione ligjzbatuese që merren me këtë gjë. Kjo çështje mund të shkojë në gjykatë. Kjo është një çështje e ezauruar dhe ne kemi parë raste të ndryshme se si reagohet ndaj gazetarëve. Kemi rastin e Alfred Lelës. Një gazetar që nuk është i pavarur, sepse nuk mund të pretendojë një vend pune sepse babai i tij ka qenë komisioner e PS", ka thënë ajo.

Sa i përket zërve se ish-deputeti Klevs Balliu, i cili sipas një deklarate të bërë nga deputeti Halit Valteri i është bashkuar LSI, ish-deputetja ka thënë se një gjë e tillë nuk është diskutuar, ndërsa ka shtuar se e mirëpresin Balliun në partinë e tyre. Duke iu referuar Valterit ka theksuar se i vjen keq që këtë përgjigje ta japë për një person që nuk e konsideron fare.

"Jo nuk është diskutuar asgjë e tillë dhe besoj se mbeten vetëm zëra. Patjetër që e mirëpresim. As LSI as PD sdo ti bënte keq një figurë as si Silva Caka dhe as si Klevis Balliu. Secili e ka bërë një zgjedhje dhe këto janë thjesht zëra për të krijuar njëlloj amullie brenda opozitës. Më vjen keq që më duhet të jap një përgjigje për një person që se konsideroj fare (për Halit Valterin)", ka thënë ajo.

Për kandidatët për deputetë që janë skualifikuar në PD tha se kanë pasur një kontribut në parti dhe se për shumë prej tyre qytetarët kanë kërkuar që të kthehen. Më tej ka folur edhe për fazën e vettingut që duhet të kalojnë kandidatët e LSI.

"Emrat e skualifikuar nga PD kanë kontribut në parti. Për shumë nga të skualifikuarit qytetarët kanë kërkuar kthim.  Ne kemi pasur një proces deri diku të ngjashëm por me diferenca me PD. Ende është në vazhdim dhe nuk është përfunduar. Ne nuk kemi zhvilluar end ekonventën kombëtare. Ne kemi dhe një proces shtesë që është ai i vettingut. Deri tani vettingu nuk ka nxjerrë probleme", shtoi Caka.

Kurse dërgimin e ndrysimeve në Kodin Zgjedhor në Komisionin e Venecias, nga presidenti Ilir Meta, Caka ka thënë se vendimi që do të vijë nga atje është i rëndësishëm dhe se deri atëherë nuk do të merret asnjë vendim nga ana e tyre.

"E vetmja rrugë ligjore që mbetet është mosdekretimi i ligjit nga Meta. Sot kemi pasur një reagim të rëndësishëm që komisioni i venecias të marrë sa më shpejt një pozicion. Kjo është e rëndësishme. Të mos harrojmë se kemi 2 reagimive nga Varhelyi dhe drejtuesi i PPE që kanë bërë thirrje ndaj Ramës që të presim. Nëse nuk dëgjojmë europianët do na mbyllet një derë. Ata nuk mund të kenë vendimarrje lidhur me proceset e brendshëm për Shqipërinë. Gjithçka që ndodh këtu me veton e një kryeministri të çmendur reflektohet", shtoi ish-deputetja.

Be.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se po shkojmë drejt një izolimi të dytë?

Komento

Komente

  • Tori: 28/10/2020 08:15

    Lsi pd....kur dhiten me mut bashke.aty po lahen bashke...pun muti...u qelb dynjaja...

    Përgjigju
  • Kasem Dorraci: 27/10/2020 19:02

    U pa puma do ikim nga LSI do gjejme ndonje Parti qe nuk na njohin qe jemi te degjeneruar dhe bythqira.A vend robqir qe su bere njeher

    Përgjigju
  • tosi: 27/10/2020 17:20

    Po shkoi Klevis krrici i Faros tek leshilikes atehere e ka te sigurte qe leshelija do mare be 25 prill 100 topa muti ne haremin e Jales. Shkofte ne te s'emes Sharebajga e leshitlikes Kejdi dhembcakallja

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 27/10/2020 09:02

    Si i ati,si i buiri.I bashkohen interesit vetem personal, e kurre atij shteteror, e me se paku interesit kombetar.

    Përgjigju
    • Santa Quaranta: 27/10/2020 12:45

      Nuk i ka dale keq ky bashkim familjes Balliu! Nja 10-15 milion euro duhet ti kene grumbulluar tashme.....

  • dulja: 27/10/2020 05:07

    c'fare thoni more kushe nuke ka bere shkelje ,ja hade ne Greqi dhe merre pere 8 ore kushe ta jepe po nuke dite mire gjuhen e historine ,PO cari ti thuashe ketij vetem pere presidente nuke bene

    Përgjigju
  • BENI: 27/10/2020 00:08

    ASGJE nuk eshte per tu habitur,,,haleja me halete do te rrije...

    Përgjigju
  • Kacidhe: 26/10/2020 19:03

    Tani qe shkoi mu* i te kaka ka per tu qelb jo LSI por gjithe Shqiperia

    Përgjigju
  • meri: 26/10/2020 18:35

    Mundohen me te gjitha menyrat te mbrojne Krye Mafjozin.Ne vend qe te distancohen nga skandali i presidentit,ven fytyren e tyre per ta mbrojtur.Turp....,ne qoftese edhe qeveria ka gabuar,duhet ta kritikoni....,dhe te kerkoni drejtesi ,por...,jo te mbroni nji skandal,duke sulmuar te tjeret.

    Përgjigju
  • Kasem dorraci: 26/10/2020 18:18

    Haleja ki dhjet PS dhe PD u be LSI.mutrat qe dhjesin dy te medhenj i mbledh LSI

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

LVV fiton Podujevën, Lista Serbe nuk e lëshon Mitrovicën e Veriut