KLGJ shkresë Ardian Dvoranit, zbardh argumentet pse e shkarkoi! Ish-kreu i KED për Report TV: Do përballemi në gjykatë

KLGJ ka zbardhur më në fund argumentet se përse u deklarua e përfunduar detyra e Ardian Dvoranit në Gjykatën e Lartë. KLGJ vlerëson se asnjë nga tre anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë nuk e zëvendeson nominalisht Dvoranin, por secili prej tyre është emëruar për një mandat 9-vjeçar. 

Por, nga ana tjetër, në situatën kur të tre po ushtrojnë detyrën dhe kur edhe për vendin e katërt nga juristët e spikatur ka nisur procedura e plotësimit, pa asnjë mëdyshje çon në përfundimin e detyrimit të Dvoranit për të qëndruar në Gjykatën e Lartë.

Menjëherë pasi KLGJ zbardhi argumentet për shkarkimin nga detyra ka reaguar edhe Ardian Dvorani. Për Report TV, ai ka thënë se "ky nuk është vendim, megjithatë me KLGJ do të përballem në Gjykatë".

Në argumente KLGJ vlerëson se prania e gjyqtarit të katërt në Gjykatën e Lartë nga juristët e spikatur, kur tre të tjerë janë emëruar nuk sjell dhe as garanton funksionimin normal të kësaj gjykate në lidhje me gjykimin e çështjeve nga trupa 5-anëtarëshe apo në Kolegje të Bashkuara.

"Në kushtet kur ju vazhdoni të qëndroni në detyrë në Gjykatën e Lartë, tashmë në vitin e shtatë pas mbarimit të mandatit edhe në supozimin se pasardhësi juaj është gjyqtari i fundit që do të emërohet nga radhët e juristëve të spikatur, KLGJ konstatoi se afati i arsyeshëm i qëndrimit tuaj në detyrë në pritje të pasardhësit që nënkupton paragrafi 5, i nenit 136 të Kushtetutës tashmë është tejkaluar", thuhet në argumentet e KLGJ.

Po ashtu, sipas KLGj, prania e gjyqtarit të katërt nuk sjell dhe as garanton funksionim të shtuar të kësaj gjykate në raport me praninë e vetëm tre gjyqtarëve.

Në përfundim të shkresës, KLGJ i jep një jave kohë Dvoranit, sipas ligjit, për të shprehur interesin e tij me shkrim ne në Këshill për t’u emëruar si gjyqtar në një Gjykatë Apeli.

"Në kushtet kur ligji, nenet 61 dhe 62 të ligjit nr. 96/2016 "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar ju njohin të drejtën për tu caktuar në nivel apeli, KLGJ ju fton të shprehen nëse do ta ushtroni këtë të drejtë me qëllim për të ndjekur procedurat përkatëse për realizimin e saj. KLGJ ju fton që qëndrimin tuaj ta parashtroni me shkrim brenda një jave"

(Kliko këtu) Shkresa e KLGJ drejtuar Ardian Dvoranit

Por si lindi debati? Presidenti Ilir Meta kërkoi largimin e Ardian Dvoranit nga detyra me argumentin se pas zgjedhjes së tre anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë në mars të këtij viti, atij i kishte mbaruar detyrimi kushtetues për të qëndruar më në detyrë. Në luftën e ftohtë mes KED-së së drejtuar nga Dvorani dhe Presidentit, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të marrë një mendim nga EURALIUS dhe OPDAT. Por si EURALIUS dhe OPDAT refuzuan të japin opinion në lidhje me rastin e mandatit të Ardian Dvoranit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:18
Pas vendimit, Dvorani për Report TV: Me KLGJ do përballem në Gjykatë

Menjëherë pasi KLGJ zbardhi argumentet për shkarkimin nga detyra ka reaguar edhe Ardian Dvorani. Për Report TV, ai ka thënë se "ky nuk është vendim, megjithatë me KLGJ do të përballem në Gjykatë".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alfons: 03/07/2020 08:52

    I pafytyre dhe i pangopur,i lindur per ta vjedhur kete popull me max,mos u merzit se dhe po vdiqe do te lejme Nje vrime ne arkivol te te hedhim Rrogen dhe nja 100 vjet te tjera.

    Përgjigju
  • Landi: 03/07/2020 07:03

    K.l.gj plotesisht e varur nga Ilir Meta pamvaresisht mbarimit te mandatit largimi nga detyra behet kur vjen zevendesuesi kjo nuk eshte kompetenc e k.l.gj Ilir Meta po ben ceshte e mundur per te kapur gjykaten kushtetuese.

    Përgjigju
  • Ahmet: 02/07/2020 23:36

    Shpresojme qe te moscensurohemi ne vezhgimet tona (dhashe nje mendim për "rekomandimet e Venecias" dhe qendroi per shume pak minuta). Per rastin Dvorani eshte e njejta skeme e perbashket e polirilindjes shqiptare: Ku ka vendim nga KLGj-ja, ketu, zero vendimmarrje; Perse e zbatoi Dvorani, edhe pa dale fizikisht ky njoftim; Ky njoftim nuk ka asnje lloj vullneti te organit perkates; Ku ka per t'a ankuar ate shkrese Dvorani (e mban vehten per jurist te shquar); Ajo shkrese nuk ka asnje lloj pasoje juridike per Dvoranin; Vazhdimi i detyres se Gjyqtarit te Larte nga Dvorani ishte nje piramide prej rere qe shembej nga fryma e çdo kujt dhe jo nga era juridike; Ketu duhen zgjidhur pasojat juridike per te gjitha pasojat qe ka sjell qenia e tij Gjyqtar i Larte pa mandat! Atehere mund te flisnim per vendim te KLGj-se etj, etj; Ato po i thone hajde te bejme per momentin kryetar te Gjykates se Apelit Tirane dhe pastaj atje ku dihet kryetar i Gjykates Kushtetuese! Kjo eshte ajo qe mund te ishte pjese gjykimi! Te tjerat jane polirilindje shqiptare!

    Përgjigju
  • Vloreeee: 02/07/2020 22:11

    Eeeee gjyqtaret e varure nga politika... mjer populli

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 02/07/2020 20:22

    Vendim skandaloz.kjo tregon se vetingu ka vene ne duar te te paafteve ose te kapurve prej fyti. Pra po jep efektit e kundert,jo ate qe prisni..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Patos, nuk ka të lënduar

Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Patos, nuk ka të lënduar