Klodiana Shala ndahet nga
Taulant Stërmasi pas 16 vitesh

Klodiana Shala ndahet nga <br />Taulant Stërmasi pas 16 vitesh
Klodiana Shala është ndarë nga partneri dhe trajneri i saj, pas 16 vitesh bashkëjetesë. Ky është lajmi më i fundit që na vjen për atleten dhe rekordmenen e njohur, e cila aktualisht është në listat e kandidatëve të PD-së për deputete në Qarkun e Tiranës. Sportisja e njohur ka folur pak për jetën e saj private e madje shumë rrallë publikisht, ndoshta për shkak se vëmendjen e publikut e kanë marrë gjithnjë arritjet e saj si atlete, një ndër më të mirat në nivel kombëtar.



Po teksa në karrierë Klodiana është e përmbushur, e së fundmi një dritë e re është hapur për të në sferën politike, jeta e saj private nuk duket se është në momentet më të mira. Edhe pse nga miq të afërt me të, kemi mësuar se ka qenë pikërisht Klodi ajo që ka kërkuar t’I jap fund një marrëdhënieje kaq të gjatë me ish futbollistin Stërmasi. Shala përpara dy vitesh është shprehur se ishte gati që ajo dhe Taulanti të bëheshin prindër, por siç duket kjo dëshirë e saj nuk është bërë realitet. Ndërkohë arsyeja se përse çifti është ndarë nuk dihet, por po nga miq të saj kemi mësuar se pas kaq vitesh raporti mes të dyve ishte konsumuar dhe vazhdimi i marrëdhënies ishte bërë i pamundur.



Njohja

Klodiana dhe tashmë ish- partneri i saj , Taulant Stërmasi janë njohur në gusht të vitit 1996, pikërisht në ditën e ditëlindjes së biondes simpatike. “Ai merrej me futboll dhe zhvisheshim në të njëjtën palestër. Ka qenë dashuri me shikim të parë. Pas katër pesë muajsh kemi filluar të bashkëjetojmë, ndërsa trajneri im personal është bërë në vitin 2002”, - kështu e ka treguar njohjen e saj me Taulant Stërmasin, Klodi në një intervistë të dhënë në vitin 2010 në një nga revistat shqiptare. Kur ishte vetëm 17 vjeçe ajo nisi bashkëjetesën me njeriun që i mori zemrën, edhe pse në atë kohë të bashkëjetoje pa dasmë dhe celebrime ishte një gjë që paragjykohej. “Atëherë ishte shumë e vështirë për ne dhe asnjë nuk e kuptonte, isha 17 vjeç. E vetmja që e kuptonte bashkëjetesën tonë ishte mami. Ndërsa të tjerët nuk e kuptonin dhe na thonin të martohemi. Në bashkëjetesën tonë unë e Taulanti jemi ndjerë shumë mirë, por njerëzit jashtë nuk janë ndjerë mirë, ishte kohë tjetër me tjetër mentalitet, që duhej të fejoheshe, të martoheshe dhe menjëherë të bëje bebin. Unë jam ndjerë jashtë mase mirë dhe e rekomandoj për të gjithë. Unë vazhdoj të bashkëjetoj prej asaj kohe dhe ende nuk e kemi bërë celebrimin. Ndërkohë që ceremonial dasme nuk më pëlqen fare të bëj”, - ka rrëfyer Klodiana kohë më parë.



Kandidimi si deputete

Klodiana u përfshi në listat n e PD-së si kandidate për deputete në ndryshimet e bëra nga lidershipi i kësaj force politike pas marrjes së gjobës për mospërmbushjen e kriterve gjinore në listat e deputeteëve. Sportisja bionde është e fundit në listë në Qarkun e Tiranës edhe pse mund të themi se ajo nuk e ka mediatizuar këtë hap të ri në karrierën e saj.



Klodiana Shala është ndër atletet më të njohura. Është atletja shqiptare që ka thyer më shumë rekorde kombëtare dhe ka fituar më shumë medalje. Ajo është kampionie shqiptare dhe rekordmenia absolute në 50, 100, 200, 400 metrave, dhe 110 metrave. Klodiana Shala gjatë vitit 2006 ka thyer 5 rekorde kombëtare, 2 në garën e 220 metrave, 2 në garën e 400 metrave dhe 1 në garën e 100 metrave. Po ashtu ajo është e vetmja sportiste shqiptare që ka përfaqësuar Shqipërinë në tre lojra olimpike si Sidnei 2000, Athinë 2004 dhe Pekin 2008.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/4
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Skemat lehtësuese të OSHE për klientët debitorë: Brenda prillit u mbyllën 677 aktmarrëveshje! Ja përfitimi sipas kategorive

Skemat lehtësuese të OSHE për klientët debitorë: Brenda prillit u mbyllën 677 aktmarrëveshje! Ja përfitimi sipas kategorive