Klos- Një fshat i tërë pa ujë/ Banorët: Gratë tona i lajnë rrobat në burim me kusia dhe govata

KLOS- Fshati Bel është një ndër të paktët fshatra në ish-bashkinë e vjetër të Klosit që është pa një rrjet furnizimi me ujë të pijshëm. Evetmja zgjidhje banorët ka mbetur një burim natyral në qendër të fshatit.  Ndërsa për shkak të mungesës së ujit në banesa, në këtë fshat edhe rrobat lahen ende me dorë. Banorët e Belit thonë se i gjithë uji që mund të furnizonte zonën e tyre me ujë të pijshëm po futet në tubacione për hidrocentrale, ndërsa premtimet për ndërtimin e një rrjeti ujësjellësi sipas tyre kanë që të shumta, por asnjëherë nuk është marrë ndonjë masë. 

"Në këtë fshat që ti sheh këtu pikë uji të pijshëm nuk ka. Nga 30 vjet demokraci të gjithë kanë ardhur e na kanë thënë ujë sot e ujë nesër. 50 shtëpi mbushin ujë aty me një pikë ujë. Edhe 26 familje aty mbushin ujë tek kroi që ka sa një gisht ujë.

Ku kjo zonë këtu ka ujë jo për ne por edhe për hidrocentralet që fitojnë milionat. Gratë tona duke la me kusia e govata. Jo se nuk kemi lekë për lavatriçe por nuk kemi ujë në shtëpi.  Është viti 2019 duke shku për 2020 dhe të jesh pa ujë në shtëpi se di", shprehen banorët.

Banorët kërkojnë që Bashkia Klos apo pushteti qendror të bëjë një zgjidhje edhe për ta për të ndërtuar një ujësjellës në mënyrë që kjo situatë të mos vazhdojë më tej.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 17/10/2019 09:32

    Nuk eshte problemi së çar viti jemi. Uje nuk do kete edhe nga viti 2080. Burimet do shterojne. Lufta do behet për uje

    Përgjigju
  • Qazim DERRI: 16/10/2019 22:58

    Ska problem se skeni ujë në vitin 2020, Shqipëria do bëhet vëndi i parë në Europë që nuk do ket më qeska plastike..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet