Klosi: 50 bova për ankorimin e mjeteve lundruese, synojmë një pikë parkimi rajonal për gjithë zonën e bregdetit

Në Parkun Kombëtar Sazan Karaburun deri në Sarandë do të instalohen 50 bova për ankorimin e mjeteve lundruese. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha se ky është vetëm hapi i parë, ndërsa të tjera iniciativa dhe investime do të ketë në drejtim të zhvillimit të aktiviteteve detare turistike. Ai tha se synohet një pikë parkimi rajonal për gjithë zonën e bregdetit.

 “Në zbatim të politikave për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Sazan Karaburunit, për të garantuar një zhvillim të gjithë ekonomisë së biznesit të turizmit detar, për gjithë zonën e Rivierës shqiptare do të hedhim sot 50 bova të reja të cilat janë një investim i qeverisë shqiptare në kuadër të hapjes së kësaj pjese të detit shqiptar për t’u ankoruar më shumë mjete të kënaqësisë dhe për të patur mundësinë që bukuritë e pamata të këtyre plazheve të virgjëra të Karaburunit dhe pastaj të gjithë zonës së Rivierës, të vizitohen nga më shumë jahte e mjete kënaqësie që lundrojnë në këtë zonë edhe pse jo të zhvillojmë në këtë zonë një pikë parkimi rajonal për gjithë zonën e bregdetit”, tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit.

Duke u ndaluar tek ligji për heqjen e TVSH-së për Jahtet, Klosi tha se  do të bëjnë që flamuri shqiptar, të njihet gjerësisht si dhe shumë jahte të gjejnë vend parkimet e tyre në vendin tonë.

“Është një nga politikat e mëdha të Ministrisë së Turizmit, zgjerimi i turizmit detar, ringritja e një industrie të re në det dhe jo për të qenë vetëm pjesë e kënaqësisë do të jetë një industri e re për bashkinë e Vlorës për gjithë bashkitë bregdetare për të pasur më shumë mundësi, më shumë të ardhura të turizmit elitar dhe natyrisht më shumë turistë që vizitojnë Shqipërinë”, theksoi Ministri Klosi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hasani: 07/07/2020 17:42

    MINISTRIA E TURIZMIT DUHEJ TA KISHTE BUXHETIN E VET 1-2 MILIARD EURO NE VIT,,,PER TE BERE INVESTIME RREGULLUESE NE BREGDET DHE NE PLANE RREGULLUESE ,,NE INVESTIME NE RRUGE,,UJESJELLES ,,DEBORATORE,,ETJ,,,...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet