Klosi: Basha ia fut kot, po 'justifikon' postin që ia kanë falur! Kaso: I ka kryer detyrat si kryetar i opozitës (VIDEO)

Mes "luftës" mazhorancë- presidencë, ish- kreu i SHISH, Ftos Klosi ka pasur një qëndrim kritik nga kreut të partisë Demokratike, Lulzim Basha. Për Klosin, ajo që Basha po bën është një formë "justifikimi" për postin që e ka të falur dhejo të fituar. "Ia fut kot. Ka mësuar disa fjali, një herë e thotë të parën pastaj të dytën. Ia kanë lënë detyrën, nuk e fitoi. Ia kanë falur. Po mundohet ta justifikojë. Rrotacioni nuk kërkohet, fitohet, nuk e fiton dot", tha ai.

Kësaj deklarate, i është përgjigjur Përfaqësuesi ligjor, Ivi Kaso,i cili tha se deklarata e fundit e kryedemokratit për rrotacion politik, duhet dëgjuar me kujdes, teksa ka vlerësuar rolin e tij në drejtimin e opozitës. "Deklarata e Bashës është përgjegjshme, që duhet dëgjuar me kujdes. Ka bërë detyrën e tij si kryetar të opoiztës, ka vënë pikat mbi I, ka bërë detyrat e shtëpisë që i ka kërkuar Bundestangut", tha ai.


Lajmi kryesor:

2 marsi i Metës/ Klosi: Iu drejtua PD-së se s'ka njerëz! Kikia: Demostrim force! Kaso: Jo për partitë politike


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot