Klosi: Do jemi vendi i parë europian pa qese plastike më 1 qershor 2020! Soreca: Vlerësojmë Shqipërinë

Klosi: Do jemi vendi i parë europian pa qese plastike më 1 qershor 2020! Soreca: Vlerësojmë Shqipërinë

TIRANË- Direktiva për të shkuar drejt standardeve europiane është Shqipëria vendi i parë europian pa qese plastike më 1 qershor 2020. Nga tryeza ku  ambasadorë të BE-së, ekspertë ndërkombëtarë dhe drejtues të institucioneve shqiptare analizuan arritjet e detyrave të kapitullit 27 për mjedisin,  ministri Klosi tha se ka ardhur koha për aksione konkrete për ta bërë Shqipërinë të pastër dhe për të goditur ata që ndosin më shumë.

"Ne kemi vendosur që direktivën tonë ta çojmë drejt reduktimit të qeseve plastike përfundimisht në Shqipëri dhe 1 qershori 2020 të shënojë Shqipërinë si vendin e parë europian pa qese plastike mbajtëse”- tha ministri Klosi, njofton zyra e shtypit. 

Thirrja për veprim konkret është vetëm një prej 3 pikave të reformës së ndërmarrë nga ministria e Mjedisit, ku përveç synimit të reduktimit përfundimtar të qeseve plastike, është edhe reformimi i inspektoritatit dhe sistemit lejeve mjedisore bashkë me përafrimin e legjislacionit europian. Për këtë të fundit ministri Klosi theksoi se është shumë i rëndësishëm që jo vetëm për përafrohet, por të implementohet në përputhje me realitetin shqiptar.

Ambasadori Soreca mbështeti nismën për Shqipërinë pa qese plastike, duke theksuar se tashmë është i dukshëm impakti i fushatës për mjedisin të nisur pak ditë më parë. Fushata e mjedisit duhet të vijojë të jetë në krye të agjendës pasi mjedisi është në priorietet kryesore të vendeve të Bashkimit Europian. BE ka mbështetur dhe do të  vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në këtë përpjekje të madhe  për kapitullin 27 të cilin, ambasadori Soreca e cilësoi më të vështirin, më të ndërlikuarin dhe më të kushtueshmin.

Duke ritheksuar vështirësinë e detyrave të kapitullit 27 ambasadorja suedeze, Elsa Hastad vlerësoi pozitivisht përpjekjet e bëra deri tani nga Ministria e Mjedisit. 

“Jemi shumë të lumtur që të shohim përfshirjen në rritje të qeverisë shqiptare”- tha ajo duke shtuar se tashmë institucionet shqiptare janë rrugë shumë të mirë për një përafrim sistematik për negociatat.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po pra: 11/11/2019 21:11

    Ketu politikane te korruptuar,vrasje,pengmarrje,vjedhje dhe aksidente me shumic dhe faleminerit Sorekes dhe Klosit qe u gjet arsyeja paskan kene QESET PLASTIKE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himarë/ Mbështetësit e Belerit penguan Këshillin Bashkiak, mbërrin FNSH! Mbledhja do të mbahet me dyer të mbyllura

Himarë/ Mbështetësit e Belerit penguan Këshillin Bashkiak, mbërrin FNSH! Mbledhja do të mbahet me dyer të mbyllura