Klosi për Report Tv: Në 2025 fitore të thellë si në ’97, Tirana sheshi i betejës! PD drejtues humbës në qarqe, besnikë të Berishës

TIRANË- Numri dy i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, i ftuar në Report Tv foli për ambiciet për fitoren e mandatit të katërt. Socialistët me ne krye Edi Ramën kërkojnë një fitore edhe më të thellë se në 2021 përballë Partisë Demokratike.

Sekretari i Përgjithshëm i PS për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, thotë se PS synon një fitore krahasuar me atë të vitit 1997, ambicie e thënë edhe nga Rama në punimet e Asamblesë. Një rezultat i tillë do ishte dërrmues për PD, e cila në ‘97 siguroi vetëm 25 mandate.

Klosi foli edhe për garën e fortë që pritet të jetë mes socialistëve më me përvojë, të cilët do të garojnë në listën e hapur. Ndërsa vetë e ka të siguruar vendin e deputetit për shkak të detyrës si sekretar i përgjithshëm, Klosi tha se në listën e mbyllur do të ketë figura të reja.

“Është sistem që përzgjedh nga partia listën e kandidatëve. Do jenë kontributet e gjithë deputetëve në sesionin e tanishëm, figurave lokale të PS që përfaqësojnë komunitete të caktuara, njerëz që shpalosin dëshirën përmes ‘Deputeti që Duam’, atë çfarë do propozojnë strukturat e partisë, pastaj do shkojmë në një listë, që një pjesë është e mbyllur dhe tjetra e hapur.

Është një filozofi e re, PS përmes kryetarit shpalosi objektivin e një fitore më të thellë se në vitin 2021, që shkon e krahasuar me ’97. Kemi nevojë jo vetëm të kemi një listë përfaqësuese, por të ketë edhe garues shumë të fortë, duke nisur nga drejtuesit e qarqeve që do jenë në listën e hapur, duke u lënë vendin në pjesën e parë atyre që përfaqësues të komuniteteve, intelektualëve etj. Duke qenë se PS synon më shumë se 74 mandate,  ka vend për të dyja palët”, tha Blendi Klosi në Report Tv.

I pyetur nëse PS po shkon drejt një gjenerate të re me këtë lëvizje, Klosi tha se kjo është arsyeja përse është një forcë politike që ka fituar 9 zgjedhje radhazi, pasi ka ditur që të jetë e hapur për ndryshim dhe t’u përshtatet gjeneratave.

“PS është një partie fortë që ia ka dalë që gjatë gjithë kësaj kohë të këtyre një shtrirje gjeneratash, kombinim gjeneratash, bashkëjetesë gjeneratash. Në mbledhjen e fundit të Asamblesë kishte nga themeluesit ditës së parë të Asamblesë, por edhe anëtarë të rinj që kanë lindur pasi Rama ka marrë drejtimin e PS. Ka gjenerata të viteve të ndryshme, kolegë që kanë hyrë në parti në vite te ndryshme. 135 anëtarë vinin për herë të parë. Nëse një forcë politike do të qëndrojë me hapin e kohës ka nevojë të jetë e hapur për ndryshim”, vijoi Klosi në Report Tv.

Klosi e sheh PS komode përballë Partisë Demokratike, për të cilën thotë se drejtues politikë të qarqeve ka vendosur vetëm humbës dhe besnikë të ish-kryeministrit Berisha.

“Në rast se do bënim si kundërshtarët tanë, që të kenë në listën e drejtuesve politikë vetëm humbës edhe personazhe që janë provuar që s’kanë prodhuar vota dhe janë me filozofi të vjetër dhe përfaqësues vetëm të bindjes për të mbështetur Berishën, diferenca është e madhe. Njerëzit kuptojnë dhe votojnë atë që për ta përfaqësojnë një frymë më të freskët dhe fituese”, theksoi Klosi.

Tiranën e sheh si sheshin më të fortë të betejës në zgjedhjet parlamentare të 2025, duke shpjeguar kështu vendimin e Ramës për të deleguar tre drejtues, Erion Veliajn, Elisa Spiropalin dhe Ogerta Manastirliun.

“Jo vetëm 3, por Tirana duhet të ketë edhe më shumë se tre se është fusha më e fortë e betejës. Pritet të shkojë deri në 40 numri i mandateve dhe s’mund të ketë një drejtues Tirana me 40 deputetë. Tirana është sheshi më i fortë i betejës, në Tiranë do kërkojnë të gjitha forcat politike të marrin mandatet e tyre”, përfundoi Klosi.

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, e cila u mbajt një ditë më 8 shtator, kryesocialisti Edi Rama ju bëri të qartë deputetëve se sigurimi i një vendi në Parlament, nuk do të jetë aspak i lehtë.

Rama tha se në listën e sigurt do të jenë deputetët vetëm me një mandat, dhe të rinjtë. Deputetët me më shumë se një mandat, dhe vetë ai, si kryetar i partisë do të jenë në garë të hapur me të tjerët, ndërsa parashikoi një humbje të thellë të PD-së.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 11/09/2024 13:23

    Mund te kesh inat dhe ambicie teadhe ,z Klosi,por per nje gje te jeni te Sigurt:- nuk do te fitonin me shume se 85 deputetet.Ja po' i bejme dhe 90.,por kurre me teper se 105

    Përgjigju
  • Curri: 11/09/2024 01:40

    Ka te drejte dora e majte e Rames - Klosi. Fundja vetem 1/3 e krimineleve dhe vrasesve jane ne burg nga totali i listes se tij. Ende i kane mbetur aktive mafia e Lezhes, Shkodres, sidomos Durresit, Fierit dhe Beratit. Tiranen e nget vete "krietari".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën