KLP jep 'OK' për stafin e ri të Kryeprokurorit! Pustina shefe kabineti, Dado drejtues i njësisë së Dekriminalizimit

KLP jep 'OK' për stafin e ri të Kryeprokurorit! Pustina shefe kabineti, Dado drejtues i njësisë së Dekriminalizimit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë

TIRANE- Ish-prokurorja e Krimeve të Rënda Pranvera Pustina do të jetë shefja e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm OIsian Çela. Këshilli i Lartë i Prokurorisë me kërkesë të Kryeprokurorit ka miratuar propozimin e Pustinës, që komandohet ndihmës magjistrate në Prokurorinë e Përgjithshme, në postin e shefes së kabinetit.

Olsi Dado është emri i dytë që ka marrë miratimin e KLP-së, i cili do të jetë shefi i marrëdhënieve me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa do të mbajë edhe postin e drejtuesit të dekriminalizimit në vendin e Arben Krajës, që u zgjodh drejtues i SPAK-ut.

Emri i tretë që ka marrë aprovimin e KLP-së është Arens Çela, që është komanduar ndihmës- magjistrat në Prokurorisë së Përgjithshme, por ende nuk dihet posti që do të mbajë në stafin e ri të organit të akuzës.

Prokurori i ri i Përgjithshëm Olsian Çela u zgjodh me një mandat 7 vjeçar me votat e parlamentit. Çela erdhi në këtë post duke zëvendësuar Arta Markun, e cila me një mandat të përkohshëm dy vjeçar u largua për të vazhduar karrierën e saj si gjyqtare Apeli në Tiranë.

Në mbledhjen e sotme KLP-ja ka pranuar edhe dorëheqjen e kancelares së prokurorisë së Apelit Durrës, Rudina Shermadhi, sipas kësaj të fundit për arsye familje. Gjithashtu Komisioni i Vleresimit te Veprimetarise Etike dhe Profesionale ne KLP paraqiti projekt-aktet për miratimin e relacioneve për verifikimin e pasurisë, figurës dhe integritetit si dhe kushteve të tjera ligjore të kandidatëve për t’u emëruar magjistrat Prokuror, pas diplomimit në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2018-2019 për 10 magjistratët e rinj per secilin prej tyre kandidateve.

1. Adnan Hoxha
2. Alba Dhima
3. Aurora Hajro
4. Ermira Manelli
5. Florian Boriçi
6. Gjergji Ceka
7. Ledion Tema
8. Gëzim Spahiu
9. Pierind Çukaj
10. Xhoana Mehmetaj

Tashmë sipas KLP-së kandidatët magjistrat e profilit prokuror të diplomuar ne vitin akademik 2018-2019 jane te ftuar te paraqesin nje kerkese pranë këtij institucioni për të shprehur pelqimin e tyre per 3 prej vendeve vakante, sipas radhes, jo me vone se 2 jave kalendarike nga data e hyrjes ne fuqi te ketej vendimi.

Vendet vakante
Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Gjirokaster, 2 vende;

Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Sarandë, 2 vende;

Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Berat, 1vend;

Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Pukë, 1 vend;

Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Dibër, 1 vend;

Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Shkodër, 1 vend;

Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Korcë, 1 vend;

Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Krujë, 1 vend.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

I dënuar për trafik të paligjshëm të emigrantëve, arrestohet 24-vjeçari në Rinas (EMRI)

I dënuar për trafik të paligjshëm të emigrantëve, arrestohet 24-vjeçari në Rinas (EMRI)