KLP, KLGJ dhe Magjistratura në një godinë të re, ja ku do të vendosen

KLP, KLGJ dhe Magjistratura në një godinë të re, ja ku do të vendosen

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Shkolla e Magjistraturës, pritet të akomodohen në një godinë të re, që ndodhet tek ish-fusha e Aviacionit në Tiranë. Vendimi për transferimin e këtyre tre institucioneve është marrë pak ditë më parë, ku e gjithë administrata do akomodohet tek ish-godinës së Dhomës Kombëtare të Avokaturës.

Kjo godinë i është nënshtruar një rikonstruksioni total dhe pritet që në 22 korrik 2019, ambientet e saj të përurohen, duke bërë që tre institucionet kryesore të drejtësisë Shqiptare të ushtrojnë funksionet e tyre të mëtjeshme pikërisht në këtë godinë. KLP dhe KLGJ, janë dy institucione të reja që janë formuar pas ndryshimeve kushtetuese.

Për shkak se ato nuk kanë pasur ambiente, që nga koha e formimit e deri më sot këto institucione po vijojnë të ushtrojnë detyrën në ambiente provizore si tek Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kushtrimi: 16/07/2019 20:13

    Oh cfare lajmi !. Vetem se nuk thuhet sa vlejti gjithe biznesi. Perse nuk hetoni pak per kete levizje dhe te nxirrni, per shembull qe Maks Haxhia ia shiti Agacit si frengu pulen godinen. Them ia shiti, sepse ne fakt duhej te ndanin parate qe Maksit i duhen shume per bixozin e tij. Afere mese korruptive, germoni dhe do shikoni punet e pista te avokatise. Njeres prej tyre, sepse ka me dhjetra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Blerina Bala merr drejtimin e Bashkisë së Himarës! Bashkëshorti këshilltar ‘bojkoton’ votimin! Votat që opozita bashkoi me PS

Blerina Bala merr drejtimin e Bashkisë së Himarës! Bashkëshorti këshilltar ‘bojkoton’ votimin! Votat që opozita bashkoi me PS