KLSH: 'Onkologjiku’ s'justifikon shpenzimet! Në 2021 më pak gra të depistuara, por u rritën kostot 261 herë! Pajisje të rëndësishme s’janë funksionale

Në vitin 2020 një kostoja mesatare e zbulimit për kancerin e qafës së mitrës ka kushtuar 6 lekë për një grua. Gjithsej gjatë këtij viti janë depistuar 10.218 gra. Ndërkohë në vitin në vitin 2021 kjo procedurë ka kushtuar 2,010 lekë, gjithsej. 8,208 gra që u kontrolluan dhe u diagnostikuan.

Referuar këtyre shifrave, Kontrolli i Shtetit në një raport, thotë se kostoja e depstimit për kancerin e qafës së mitrës është rritur me 261 herë nga 2020 -2021, në një kohë që numri I grave në 2021 ka qënë më i ulët se në 2020. Kontrolli i Shtetit veren se shifra e kostove për këtë vit, jane te paargumetuara dhe të pajistifikuara nga Ministria e Shendetësisë.

Nga auditimi i KLSH krahas pjesës financiare konkludohet se spitali Onkologjik në Qsut nuk ka në përbërje të saj organikën e duhur mjekësore, pra ka mungesë stafi, infermierë , tenknikë mjekësorë kurse mjekët onkologë kanë shumë ngarkesë.  Më konkretisht -Pavioni i Kirurgjisë Onkologjike realizon 36 vizita konsulta ditore, duke mos u përfshirë ndërhyrjet dhe stafi është i përbërë nga 6 mjekë onkologë,

 -Pavioni i Kimioterapisë realizon 75-80 pacientë trajtim me kimioterapi në ditë si dhe 48 vizitat ambulatore për dhënien e skemës së trajtimit me kimioterapi të pacientëve pranë Spitaleve Rajonale, stafi është i përbërë nga 9 mjekë onkologë.

Në rapot theksohet edhe mungesa e disa pajisje të rëndësishme mjekësore. Gjatë vitit 2020-2022 , thuhet në raport, 600 gra të prekura nga kanceri gjinekologjik nuk u trajtuan me radioterapi, sepse mungon pajisja e Brakiterapisë. Më tej në raport, flitet për mos vendosjen në  punë të aparatit të Ortovoltazhit, që trajton kancerin e lëkurës. Për këtë arsye u lanë pa shërbim 200 pacientë të tjerë të prekur nga melanoma. QSUNT-së  vlerëson KLSH, nuk duhej kishte humbur kohë, për sigurimin e një ambienti tjetër të ri për vendosjen e aparatit të Ortovoltazhit ose të rehabilitimit të ambienteve ekzistuese dhe përshtatshmërinë sipas standardeve të radioterapi.

Në Raport, është reflektuar edhe mungesa e shtretërve spitalorë për realizimin e seancave  të kimioterapisë dhë radiotërapisë, sistemi i kondicionimit. Në dhomat e pacientëve të katit të III ka prani të lagështirës si dhe kati nëntokë i godinës është jo funksional i cili aktualisht shërben si vend grumbullimi për pajisjet e amortizuara. Niveli i papastërtisë në katin nëntokë është mjaft i lartë dhe përbën risk potencial për infektim, thuhet në Raportin e KLSH .

(Kliko këtu për të parë raportimin e plotë)

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MINUSHE: 30/08/2023 10:59

    KLSH per cdo raport nuk ka cuar asnje ne prokurori flet kot tani

    Përgjigju
  • Iris: 30/08/2023 01:34

    KLSH e beri detyren e tij,i takon shtetit tani te shpjere problemet e ngritura per hetim,nese kemi te bejme me neglizhence,apo qellim-dashje.Te shohim nese Rama do te vizitoje dhe Onkologjikun ashtu sic vizitoi sterilizimin e te shohim cdo te thote pas kesaj,por kam pershtypjen qe i teri sist.shendetsor eshte kthyer ne nje llamarine te vjeteruar,te ndryshkur e te shpuar,qe sa e mballos nje vrime,uji del nga nje vrime tjeter!!

    Përgjigju
  • emri: 29/08/2023 23:34

    ka vetem nje emer: HAJDUTLLEK!

    Përgjigju
  • Dori: 29/08/2023 16:53

    Te luash me onkologjikun esht krim njerzor kunder popullit dhe kush i ben kto lojra meriton vetem litarin nese do kishim shtet

    Përgjigju
  • Martin: 29/08/2023 16:26

    KLSH eshte kthyer ne inventarizuese e pajisjeve te spitaleve dhe jo me prooblemet e korrupsionit dhe vjedhjes se fondeve publike

    Përgjigju
    • Did: 29/08/2023 22:35

      Keta te KLSH so bejn raport edhe per seksin.

    • Loku: 29/08/2023 21:40

      Informacionet e KLSh jane të pa besushme.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

'Aktrimi në politikë s'i shërben të rinjve', Kryemadhi: Jam gladiatore me taka e jo grua burrë! Ka ardhur koha të shoh prioritete të tjera

'Aktrimi në politikë s'i shërben të rinjve', Kryemadhi: Jam gladiatore me taka e jo grua burrë! Ka ardhur koha të shoh prioritete të tjera