Klubet e Superligës rinisin stërvitjet në bazë të protokollit, mjeku i Vllaznisë: Asnjë ekip nuk i ka kushtet për zbatimin 100% të masave (VIDEO)

Me referim të protokollit të masave të sigurisë ekipet e futbollit në Shqipëri nisën stërvitjet e ndërprera për më shumë se dy muaj për shkak të koronavirusit, me qëllim rifillimin e kampionatit dhe mbylljen e sezonit në fushën e blertë.  Partizani është një nga ata klube që nuk lejon asnjë lojtar të futet në fushë pa iu matur temperatura, ndërsa trajneri Adolfo Sormani lidhur me rifillimin e ndeshjeve thotë:

“Për të nisur kampionatin varet nga qeveria dhe jo qeveria e futbollit. Në momentin që do të jenë kushtet e përshtatshme atëherë duhet të rifillojmë. Atëherë, duke patur parasysh kohën që kemi në dispozicion si dhe temeperaturat mendojmë se do të kemi shumë dëmtime, siç ndodhi me Gjermaninë,”-shprehet Adolfo Sormani.

Edhe te Vllaznia ka nisur stërvitja, por në seancën e parë të zhvilluar të hënën pasdite mungoi trajneri Mirsad Jonuz dhe katër lojtarë maqedonas të mbetur jashtë kufirit. Për të mbikqyrur stërvitjen ishte edhe doktori i klubit Zyhdi Çoba, që i pyetur nëse i kanë mundësinë klubet shqiptare të zbatojnë protokollin e masave përgjigjet:

“Për momentin për mu asnjë ekip nuk është në gjendje. Kjo kërkon kushte speciale. Në rast se ne na duhen 5 termometra për të matur temepraturën, një termometër më teknologjik do mjaftonte për t’ua matur të gjithëve. Këtë nuk e kemi dhe nuk e di çfarë rruge ndiqet për të ardhur në dorën tonë. Kushtet tjera i plotësojmë, sportistet ikin me makinë, shkojnë në shtëpia, nuk lahen këtu,”-deklaron mjeku i Vllaznisë Zyhdi Çoba.

Ndërkohë kapiteni i Vllaznisë Gilma Lika shprehet shumë i lumtur që u rikthyen në stërvitje.

“Të them të drejtën e kemi vuajtur këtë dy muajsh nëpër shtëpia, ka qenë e mërzitshme. Falë zotit erdhi kjo ditë dhe jemi shumë të gëzuar.

Edhe te Kukësi stërvitjet nisën në kujdesin e mjekut të ekipit, ndërsa trajneri Orges Shehi është gjithashtu mjaft i kënaqur që më në fund skuadra zbriti në fushën e blertë.

“Një ditë e shënuar, kthehemi pas dy muajve e pak. Kthehemi te pasiioni jonë, te puna jonë, shyqyr erdhi kjo ditë.”

Luftëtari është klubi i vetëm i Superligës që ditën e djeshme ka kryer tamponët nga spitali i Gjirokastrës, ndërsa të tjerët do ta rinisin aktivitetin pa këtë test. Nëse qeveria do të japë miratimin atëherë kampionati shqiptar do të rinisë me datë 3 qershor, ashtu siç u vendos një javë me parë nga klubet e Superligës dhe FSHF.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet