14 maji/ Rinumërim në Rrogozhinë! Kutia e burgut e vlefshme! KAS rrëzon BF-në, anëtarët Braho e Cefa kërkuan rinumërim

Fitorja me vetëm 20 vota më shumë e Edison Memollës së socialistëve në Rrogozhinë, pas zgjedhjeve, e ka zhvendosur betejën për këtë bashki në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” e ankimoi, duke kërkuar rinumërim dhe shpalljen të pavlefshme të kutisë së burgut të Rrogozhinës, që vulosi fitoren e Memollës.

Por pavarësisht se ankimimi i tyre u rrëzua me votat e 3 anëtarëve të KAS, dy të tjerët, Elvis Cefa dhe Ledio Braho shfrytëzuan hapësirën që i jep ligji, për të kërkuar rinumërim të të gjitha kutive të votimit në Rrogozhinë, përfshirë edhe atë të burgut.

Edhe Kamza do të jetë në fokus të betejës së “Bashkë Fitojmë” në mini-gjykatën e KQZ. Kandidati i koalicionit, Arjan Hoxha, pretendoi para 5 anëtarëve të KAS se rezultati në pajisjet e votimit elektronik është manipuluar, por kërkoi më shumë kohë për shqyrtuar pamjet e kamerave të qendrave të votimit.

KAS do të marrë vendim të enjten në orën 17:00, nëse do të pranojë kërkesën e Koalicionit “bashkë fitojmë” për të rishqyrtuar të gjitha kutitë e votimit në Kamëz, ndërsa po në të njëjtën ditë do të bëjë ri-numërim manual të 2 kutive të votimit që u konsideruan të pavlefshme nga KQZ në këtë bashki.

Rrogozhinë koalicioni Berisha - Meta ankimoi rezultatin për kryetar të bashkisë dhe kërkon rinumërimin dhe rivlerësimin e votave.  Në Rrogozhinë u shpall fitues kandidati socialist, Edison Memolla me një diferencë vote prej vetëm 23 votave kundrejt kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Ndërkohë numri i votave të pavlefshme në këtë zonë zgjedhore në votimin për kryetar të bashkisë është 276 vota. 

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale