Kodër Kamza me një kopsht të ri, kushte moderne për të vegjlit

Kodër Kamza me një kopsht të ri, kushte moderne për të vegjlit

Paralelisht me shkollën “Nënë Tereza”, zonës së Kodër-Kamzës po i shtohet edhe një kopsht krejt i ri e modern. Bashkia e Tiranës po i jep dorën e fundit punimeve që gjithçka të jetë gati për kopshtin e ri në këtë zonë i cili është ndërtuar nga e para. Bashkia ka ndërtuar mbi rrënojat e godinës së vjetër dhe të sipërfaqes e cila ishte zënë më parë nga ndërtimet pa leje objektin e ri i cili përmbush të gjitha standardet për rritjen e të vegjëlve.

Nëse më parë godina ishte një katëshe dhe tërësisht e mbuluar nga lagështia, ajo ka marrë një pamje krejt tjetër. Sikurse shihni edhe nga këto foto, godina  ka hapësira shtesë duke rritur kapacitetin e saj, sistem të ngrohjes qendrore, nyje sanitare të reja, mur rrethues të rindërtuar nga e para etj. 

Rindërtimi i kopshtit në Kodër Kamëz, është një premtim i mbajtur nga kryebashkiaku Veliaj, që do të ulë ngarkesën në kopshtet e tjera të zonës, si dhe do të rrisë cilësinë e shërbimit dhe edukimit për fëmijët që i frekuentojnë ato!


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi