POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Kodheli në Report Tv: PS nuk 'strehon' deputetë nga opozita! Lideri demokrat do dhunë në protestë

Mimi Kodheli ne Report Tv

Deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli ishte në studion e Report Tv ku foli për situatën politike në vend, protestën e opozitës dhe zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke komentuar edhe rezulatin e sondazhit të publikuar një emisionin Repolitix një ditë më parë.

Ajo e quajti djegien e mandateve një ngjarje të jashtëzakonshme duke u shprehur se ky është një akt i abuar për shkak se mandatet nuk janë të deputetëve por të qytetarëve që i kanë votuar.

"Djegia e mandateve është një ngjarje e jashtëzakonshme. Më vjen shumë keq për Partinë Demokratike. Mandati nuk është i tyri por i njerëzve që i kanë votuar. Cdo individ që quhet deputet marëdhënien nuk e ka me kryesinë por me kushtetutën. Më vjen keq që të tjerët që kanë ardhur në parlament quhen tradhtarë dhe janë përjashtuar nga partitë. Kjo nuk është një lojë por një gjë serioze. Opozitarët janë më shumë se të mirëpritur. Shpresoj se do vazhdojnë betejën e tyre politike nga vendi i tyre", u shpreh Kodheli.

-Nëse nuk pranohen nga PD mandatet që kanë pranuar të futen në Kuvend a do mund t'i bashkohen Partisë Socialiste? Mundet PS që të marrë këto mandate?

"Ne na mjaftojnë votat dhe mandatet tona për ta cuar përpara këtë vend. Nuk është në moralin tonë që të marrin dicka që nuk na takon", deklaroi ajo duke theksuar faktin se PS nuk do t'i bashkojw votat me deputetwt qw largohen nga partitw e tyre.

Lidhur me sondazhin e publikuar nga Report Tv një ditë më parë i cili nxjerr fitues Partinë Socialiste në disa bastione opozitare, Kodheli përmendi Bajram Currin si një rast konkret kur qeveria socialiste ka sjellë një ndryshim kolosal pavarësisht se kjo zonë njihet si zonë e PD-së.

"Nuk më rri mirë fjala bastion. Në botën moderne ku në duam të shkojmë nuk duhet të ekzistojnë bastionet sepse tregojnë ekstremizim. Do vijë një ditë që disa nga qytetet e Veriut që janë drejtuar më shumë nga PD të mund të drejtohen nga socialistët. Bajram Curri para disa vitesh të jepte idenë e një fsahti të madh ndërsa sot është një qytet i  mrekullueshëm dhe kjo falë qeverisë socialiste", u shpreh Kodheli.

E pyetur nëse PS ka informacione nëse do ketë dhunë në protestën e opozitës, Kodheli u shpreh se lideri demokrat e shpreson diccka të tillë. Ajo tha se opozita ka dëmtuar imazhin e vendit duke paguar që në botë të shkruhet keq për vendin tonë.

"Lideri i PD shpreson që në protestë të ketë dhunë. I ftojnë qytetarët që të tubojnë në bulevard ashtu sicc i ka hije ccdo shqiptari. Tubimi është pjesë e demokracisë.Policia do të jetë në lartësinë e duhur pasi kanë ikur kohët kur dilte tanku në bulevard.

Opozita ka dëmtuar imazhin e vendit. Nga kontaktet që kam pasur me homologët kam kuptuar se ata që janë shokuar nga ato që përfaqësuesit e opozitës kanë thënë atje. Nuk duhet të paguajnë lart e poshtë nëpër botë që të shkruhet kundër nesh. Nuk do të ketë negociator sepse nuk ka negociata të asnjë lloji. Ka vetëm dialog politik", deklaroi Kodheli.

m.v./r.k.
Komento