Kodi i ri Penal/ Bllokuan rrugën, lihen në burg tre banorët e Astirit. Balliu: Do tërhiqemi për vendim

TIRANE - Tre banorët e zonës së Astirit të arrestuar tre ditë më parë nga policia, janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës, e cila ka vendosur ‘arrest me burg’ për ta.

Ilir Katiraj, Gramoz Shehu dhe Skënder Doda akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Tre ditë më parë, ata penguan qarkullimin rrugor, e ndërsa policia i arrestoi. Edhe pse para gjykatëse ishin mbledhur dhjetëra banorë të Astirit në mbështetje të tyre, gjykata i la në burg. Në mbështetje të tyre, ishte edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu.

Në një prononcim për mediat, Balliu është shprehur se së shpejti do të vendoset se cili do të jetë hapi i ardhshëm i tyre.

“Rama do marrë zvarrë. Do tërhiqemi për vendim. Brenda 2-3 orësh do të vendosim se çfarë do të bëjmë. Ai nuk njeh asgjë. As familje, asgjë. Ata shijojnë paratë.

Nga 3 milionë lekë që kishte në llogari, bëri shtëpi në Surrel. Këta vjedhin çdo ditë. 1 mln e 200 mijë euro i kanë dhënë këta banorë shtetit. Ai projekt banditesk nuk ndalet”, tha Balliu.

Avokati i tyre, pas përfundimit të seancës gjyqësore, u shpreh se vendimi i Gjykatës së Tiranës, ishte politik.

Ditën e djeshme, Policia e Shtetit mori masa që banorët e Astirit të mos bllokonin, rrugën ndërsa pozita e atyre që bllokojnë rrugën rëndohet më shumë pas ndryshimeve të Kodit Penal.

Edhe tre banorë të tjerë të Astirit janë vënë në pranga, pasi me 11 tetor ata bllokuan sërish rrugën.

6 të arrestuarit, rrezikojnë të dënohen deri në 3 vite burg, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve që ju bënë Kodit Penal.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 13/10/2019 19:01

    Ju doni mjegull e rremeuje te shpetoni bythen tuaj.. mire e boni kur gjeni se te ishit ju ne pushtet i kishit shtypur si morra keto

    Përgjigju
  • Emigrant I revoltuar: 13/10/2019 13:04

    Z BASHA JE SHUME I VONUAR I PREMTOVE POPULLIT PER PROTESTA NE FILLIM SHTATORIT TANI JEMI NE MES TETETORIT SHUME NJEREZ DYSHON PER MARVESHJE ME RAMEN N Q S VERTETE DO QENDROSH NE OPOZITE SHKUNDU DHE THIRRI MENDJES ORGANIZO POPULLIN NE PROTESTA QEVERIA KRIMINALE POSHTRUESE PER POPULLIN FUKARA PO VAZHDON TA SHKELE ME KEMBE KETE POPULL. ZGJOHU Z LULEZIM ZGJOHU OSE LENE FARE KETE MUABET SHKO E BEJ PAQE ME RAMEN

    Përgjigju
  • Cim tironci: 13/10/2019 12:54

    POLICET E SHKRETE I KA GJET BELAJA E MADHE NE NJEREN ANE RAMA +Llesh L H L NGA ANA TJETER NJE PJESE E POPULLIT QE U PRISHEN SHTEPITE FAL ZOTIT ERION FIKU KA RON SQUK

    Përgjigju
    • Tosi: 13/10/2019 16:30

      Dhe kur mer vrull ky Kerrici i Faros fytyra me e urryer e planetit hapi rrugën se ky ta rruan sumen

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Historike në Serie A, ndeshja e Interit do gjykohet nga një ekip arbitresh vajza

Historike në Serie A, ndeshja e Interit do gjykohet nga një ekip arbitresh vajza