Kodi Penal ndryshime jo vetëm COVID! Kush rreh gruan në sy të fëmijëve deri në 10 vite burg! Kush përdor pasurinë e sekuestruar nga OFL 7 vite

Ndryshimet në Kodin Penal, të cilat do të kalojnë në parlament më 16 prill pritet të përfshijnë veç dënimeve për karantinën e COVID-19, edhe dhunën në familje si dhe posedimin e aseteve të sekuestruar nga operacioni Forca e Ligjit, OFL.

Report Tv ka siguruar draftin e propozimeve të cilat i janë përcjellë grupeve të interesit për mendim ku rezulton se do të preket neni 130 pika a.

Ky nen propozohet të ketë dënime maksimale nga 5 deri në 10 vite për dhunë të ushtruar në familje apo në pranë të fëmijëve.

Rrahja si dhe çdo dhunë fizike, psiko emocionale ndaj personit bashkëshort, ish bashkëshort, bashkëjetues, ish bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi ose lidhje apo ish lidhje intime me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit fizik, psiko emocional dhe ekonomik dënohet me burgim deri në pesë vite.

Një tjetër ndryshim prek edhe kanosjen serioze për vrasje ose plagosje të rëndë, të personit që është bashkëshort, ish bashkëshort, bashkëjetues apo ish bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi ose lidhje apo ish lidhje intime me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit fizik, psiko emocional dhe ekonomik dënohet me burgim nga dy  deri në pesë vite.

Ndërsa plagosja e kryer me dashje të personit që është bashkëshort, ish bashkëshort, bashkëjetues apo ish bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi ose lidhje apo ish lidhje intime me autorin e veprës penale, që ka shkaktuar paaftësi të përkohshme për punë më tepër se nëntë ditë, dënohet me burgim deri në pesë vite.

Këto akte dhune sipas ndryshimeve të propozuara nëse kryhen në mënyrë të përsëritur apo në prani të fëmijëve dënohen më 10 vite burg, duke dyfishuar në këtë mënyrë dënimet nga ato që janë aktualisht nga 3 në maksimumi pesë vite.

Lidhur me ndryshimet e propozuara për posedimin e pasurive të konfiskuara sipas nenit 287 shtohet pika c e cila propozon një dënim nga 3 në 7 vite.

Sipas projektligjit siguruar nga ReportTv thuhet se "posedimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, përdorimi, mbajtja apo ruajtja e tyre në mënyrë të pajustifikuar për të cilat është vendosur konfiskimi, sipas legjislacionit për parandalimin e krimit të organizuar e korrupsionit, kur kryhet me dashje dhe nuk përbën vepër tjetër penale dënohet nga tre deri në shtatë vite.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kuç: 14/04/2020 13:59

    Ajdeni në Vlore të shikoni barinjte i shaluane gratë në hu

    Përgjigju
  • Vlora: 13/04/2020 12:33

    Po per gruan qe e ben shtepin cerdheee dhe degjeneron burin si do ja beni ? Po gruaja qe dhunon femijet dhe burrin pse nuk ka ligj kaq te ashper ... bolll me se na keni car *rapin me keto vetemmm grattt grateeee

    Përgjigju
    • Ajo: 13/04/2020 12:45

      Hahahahahaahaahahahahah

  • Emi: 13/04/2020 11:57

    Nuk ka faj burri as gruja por shteti haj shqiptare si shkatrroj shqipnin e familjen tradiconale.

    Përgjigju
  • Burreci: 13/04/2020 11:46

    Po ta dhokanis ne sy te niperve se femijte une i kam te rritur a hyj ne kete ligj

    Përgjigju
  • Marcus: 13/04/2020 11:15

    Ky ligj vlev vetem per Burrat?! Pse ky diskkrimin,Ka Gra qe Zhdepin ne drru Femijet e tyre,madje dhe dhune psikologiike,dhe Fizike, ndonje ligj per keto Gra?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Biden poston foton me të miturën amerikane që u mbajt peng për 7 javë nga Hamas: Të lirojmë dhe të tjerët

Biden poston foton me të miturën amerikane që u mbajt peng për 7 javë nga Hamas: Të lirojmë dhe të tjerët