Kodi Zgjedhor/ Venecia refuzon kërkesën e Metës për të dhënë opinion me procedurë urgjente: Do ta trajtojmë në dhjetor

Komisioni i Venecias i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta, pas kërkesës së këtij të fundit për t'u të dhënë një opinion për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Përmes një letre drejtuar presidencës, Komisioni i Venecias ka refuzuar kërkesën e tij për ta trajtuar çështjen me procedurë urgjente. 

"I nderuar Z. President, Në përgjigje të letrës tuaj të datës 21 tetor 2020 me të cilën ju kërkoni një mendim urgjent “për procesin e ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë ”Kam nderin t’ju informoj se Byroja e Komisionit ka vendosur, e ndikuar nga koha e shkurtër e mbetur para seancës së ardhshme plenare dhe të kompleksitetit të çështjes, për të mos autorizuar procedurën urgjente", thotë Venecia.

Opinioni për ndryshimet në Kod Zgjedhor, siç shkruhet në letrën e Komisionit, do të përgatitet me procedurë te zakonshme dhe do t’i paraqitet seancës plenare për shqyrtim dhe miratim në dhjetor.

Prandaj, opinioni do të përgatitet në procedurën e zakonshme dhe do t’i paraqitet seancës plenare për shqyrtim dhe miratim në dhjetor. Sipas praktikës sonë, ky opinion në parim do të hartohet së bashku me ODIHR. Shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar edhe një herë për besimin tuaj në Komisionin e Venecias", thuhet në letër.

Presidenti i ka paraqitur 8 pyetje Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Një ditë pasi parashtroi pyetjet, ai i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë zyrtare për të marrë parasysh opinionin e tyre përpara se të votohen për ndryshimet zgjedhore. Por nga ana tjetër kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca duken të palëkundur në qëndrimin e tyre teksa kanë theksuar se ndryshimet në Kod do të votohen sa më shpejt në Kuvend, por ndërkaq kanë shtuar se mirëpresin opinionin e Venecias.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Akrepi: 28/10/2020 13:58

    Ne te semes Akrepi dhe Like Mafiozi,ky hajdut dordolec president.

    Përgjigju
  • Akrepi: 28/10/2020 10:36

    Votimet , jane e drejt e pa mohuar e gjithe popullit , perkrahes te pozites dhe perkrahes te opozites , ose votusve gri . Cilido politikan , apo udheheqes shteti e pushteti , qe tenton te vendos veton , tek ky proces demokratik , eshte nderhyrje flagrante ne te drejten e popullit , te siguruar sipas parimit demokratik . Meqense parlamenti , dhe organet me te larta te drejtesise , mungajne pothuaj teresisht ; atehere intitucioni qe mund ti zvendesoi eshte Venecia . Kushdo qe anatemon ate , anatemon demokracine . E dim se kushdo qe ka vajtur ne krye te shtetit dhe pushtetit , kan tentuar --dhe ja kan harritur qellimit -- per te pervetesuar institucionet e popullit . Menduam se do merte fund njehere e mir , praktikat e meparshme te administrimit te institucioneve nga qeveritaret ,; por fatkeqesisht ato u sofistikuan edhe me tej , sa sot s'ka asnje shprese , per c'lirimin e tyre nge uzurpuset . Populli ka ngelur nene meshiren e sulmeve barbare te nje pakice , te rruges se madhe , te perdorur nga pseudopolitikanet .

    Përgjigju
  • dy ghh: 28/10/2020 07:39

    fgjf fa nj

    Përgjigju
  • qimi: 27/10/2020 23:15

    PS merr mandatin e 3 dhe LSI do shkirhet krejt. Pd do mar me pak kandidat se ne 2016 dhe luli do shkoj ne holland. PD do ta drejtoj shkelzeni me argiten. harrova qe iliri do shkoj ne burg.

    Përgjigju
  • Over doza: 27/10/2020 21:48

    Venecia refuzon urgjencat e te cmendurit. Urgjencat psikotrope te ilir muta

    Përgjigju
  • Kacidhe: 27/10/2020 21:08

    Po tani o legen Meta cfar do besh?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin