Kohë e 'çmendur', ambasada amerikane: Po organizojmë biseda për shëndetin mendor

Kohë e 'çmendur', ambasada amerikane: Po organizojmë biseda për shëndetin mendor

Ambasada e SHBA-së në Tiranë

Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një postimi shprehet se maji është muaji i ndërgjegjësimit të shëndetit mendor, ndërsa shton se ngritja e kësaj çështjeje ka rëndësi akoma më të madhe në këto momente të COVID-it.

"Maji është muaji i Ndërgjegjësimit të Shëndetit Mendor dhe në kohën e COVID-19, ngritja e kësaj çështjeje ka rëndësi akoma më të madhe.

Për këtë arsye, Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane, gjatë serisë së tyre “Youth Talk” me Ela Tollkuçi, psikologe dhe profesoreshë në universitetin Mesdhetar Shqiptar, biseduan mbi shëndetin mendor gjatë pandemisë, sidomos tek të rinjtë.

Ata diskutuan mbi mënyrat se si mund t’i jepet fund stigmës që lidhet me shëndetin mendor dhe mbi praktika më të mira që ne të gjithë duhet të ndjekim për ta kaluar këtë situatë sa më lehtë" mbyllet postimi.

Postimi i ambasades amerikane ne Tirane

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 23/05/2020 10:54

    Keni shume te drejte zoterinj te nderuar por filljeni nga kreu i shtetit dhe vazhdoni me qeverine dhe keta politikane qe po i nxijne jeten ketij populli te vuajtur prej shume kohe .Inisiativa juaj besoj ka perkrahje maksimale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ngarkesa 1 ton shkëputet nga vinçi dhe zë poshtë 52-vjeçarin kosovar, humb jetën në vend

Itali/ Ngarkesa 1 ton shkëputet nga vinçi dhe zë poshtë 52-vjeçarin kosovar, humb jetën në vend