POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Dy për dy ditë/ Vettingu 'djeg' kandidatët për Kushtetuese (VIDEO)

TIRANE - Shkarkohet brenda dy ditësh gjyqtarja e dytë e Gjykatës së Tiranës, kandidate për në Gjykatën Kushtetuese, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i gjen probleme me pasurinë. Dje u shkarkua Ilir Mustafaj ndërsa sot Anila Guri.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren pranë Gjykatës së Tiranës Anila Guri (Kristani), në seancën e sotme të vettingut. Gjyqtarja ishte edhe kandidate për në Gjykatën Kushtetuese.

Lexo edhe:

Në përfundim të hetimin administrativ për gjyqtaren Guri për të tri kriteret, atë të deklarimit të pasurisë, të pastërtisë së figurës dhe profesionalizimit, problemet u hasën tek pasuria.

Gjyqtares ju gjetën nga KPK probleme me pasurinë të vëna në dukje në raportin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Sipas këtij raporti gjyqtarja Guri “nuk kishte kryer deklarim të saktë të pasurisë, s’ka burime të ligjshme, ka kryer fshehje e deklarim të rremë”.

 Anila Guri (Kristani) sot pas seancës në KPK ku u shkarkua

Gjatë seancës dëgjimore mbajtur më herët, gjyqtarja Anila Guri ka marrë vlerësim pozitiv për kriterin e pastërtisë së figurës. Sipas raportit të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, por edhe prej hetimit administrativ të KPK-së, nuk janë konstatuar kontakte të saj me persona me lidhje me krimin e organizuar.

Gjyqtarja Anila Guri ka deklaruar se kishte provuar që pasuria e saj ishte krijuar me burime të ligjshme, si para ashtu edhe pas martesës. “Punën time e kam bërë shumë mirë. Disa gjëra duhej t’i kishim bërë më mirë. Ky proces mund të na ndihmojë për të na përmirësuar”, përfundoi gjyqtarja Guri gjatë seancës dëgjimore.

Gjyqtarja Anila Guri (Kristani) e ka nisur karrierën e saj në korrik të vitit 1996 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku shërben prej më shumë se 23 vitesh.

Gjatë ditës së djeshme, të njëjtin fat pati edhe një tjetër kandidat për në Gjykatën Kushtetuese. Ilir Mustafaj, gjyqtar i Gjykatës së Tiranës, rezultoi me probleme me pasurinë. Prej një viti ai ishte në pritje për tu bërë gjyqtar në Kushtetuese, kandidatura që varen nga përmbyllja e listës që Këshilli i emërimeve në Drejtësi do t'i kalojë Kuvendit. Në përfundim të seancës së vendimit dje, Mustafaj u shpreh se ka humbur vendi, Gjykata Kushtetuese pasi sipas tij s'do të ketë në përbërje të saj një gjyqtar të ndershëm. Ai tha se ka mbështetur vettingun dhe reformën në drejtësi, por deklaroi se kundërshton shkarkimin duke paralajmëruar ankim.

Deri më tani në procesin e vettingut janë shkarkuar 67 gjyqtarë dhe prokurorë.

E vetmja kandidate nga gjyqtarët, për në Kushtetuese që ka kaluar vettingun është gjyqtarja Regleta Panajoti, e cila nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka rezultuar se nuk ka probleme me pasurinë, anën profesionale dhe integritetin moral.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është në pritje të vendimeve për këta 3 kandidate, që më pas të bëjë renditjen e pikëzimit për të gjithë kandidatët që synojnë Gjykatën  Kushtetuese.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Veting: 19/07/2019 12:17

    Nje nga nje kandidatet qe Rama mendon se nuk jane te tijet, do ti eleminoje. Sidomos per kushtetuesen. Ne keto raste aresyea nga i ashtuquajtur KPK eshte "deklarim i pasakte" pra asnje element provues i pasurive apo te ardhurave ilegale. Pasaktesi dmth personi deklaron porse "jo sakte". Ky eshte abuzimi dhe kyci per te eleminuar ke u do qefi.

    Përgjigju
  • Plarenti ish avokat: 19/07/2019 10:56

    O zot i madh cfare behet keshtu.Keta duheshin qerruar me kohe nga sistemi i drejtesise. Burri avokat (Deda) gruaja gjyqtare sa e sa gjyqe kane mbyllur. Sekseri me gjyqtaren.Ne burg dua ti shikoj sa me shpejt se ka qene dhe drejtor burgu ky avokati dhe i njeh mire sistemin e sapunit.

    Përgjigju
  • Qutetar: 19/07/2019 10:39

    Keta kane bere gate te gjithe, kush mund te perfotonte me shume ne favor te paras jo te drejtesise, imagjinoni sa qytetar kane mate ne qafe u kane mare te drejten e prones, te punes, etj. Kane nxjere nga burgu ktiminel dhe ku ta fitoje te drejten gj. Larte apo Kushtetuse qe sic duket dhe ajo qe dihej te gjithe vepronin kundrejt patave .., rrofte Amerika Omn ..shpresojme ta regullojne.

    Përgjigju
  • Alba: 19/07/2019 10:32

    S'kane fund hajdutet... o zot c'eshte bere ne kete vend.. vallja e ujqerve...

    Përgjigju
  • Tironsi: 19/07/2019 10:14

    Po mire qe vetingu po kap gjithe keta gjyqtare me pasuri te paligjshme dhe po i shkarkon, por me kaq do te mbetet? Ku eshte prokuroria qe ti procedoje keta persona per korrupsion, per shperdorim detyre dhe per lidhje me aktivitetet kriminale??? Ku eshte “drejtesia qe duam”?!

    Përgjigju