Kokaina, gazetari investigative apo gazetari politike?

Videoja që tregon një person, i cili duket se po thith kokainë dhe të cilin mediat e opozita e kanë identifikuar si kryebashkiakun e ri të Bulqizës, Lefter Alla, ngre dy çështje morale. Çështja e parë morale ka të bëjë, natyrisht, me protagonistin e supozuar: në rast se, me të vërtetë, del që njeriu, i cili po thith kokainë në një lokal publik, është kryebashkiaku në detyrë, ai duhet të japë dorëheqjen. Dhe, nëse nuk e vendos ai këtë, duhet të jetë Partia Socialiste, e cila e ka kandiduar, që ta detyrojë ta bëjë. Dorëheqje, jo sepse ka kryer ndonjë krim (të thithësh kokainë për përdorim personal nuk është krim as në Shqipëri), por sepse përfaqësuesi i një qyteti të tërë nuk mund të jetë etikisht dhe politikisht një konsumator kokaine.

Çështja e dytë morale ka të bëjë me origjinën dhe përdorimin e asaj videoje. I pari që e shpërndau ishte një gazetar, i cili, pasi e mbajti katër muaj (sikurse e pranoi ai vetë) pa asnjë arsye të dukshme, papritur vendosi ta publikojë ditën e djeshme: pse vetëm tani? Dhe pse e vonoi katër muaj? “Scoop-et e kurdisura” nuk janë asnjëherë një garanci transparence.

Gazetari tregoi se e kishte marrë atë video gjatë punës së tij investigative në Bulqizë në shtator: videoja e marrë ishte shumë më e gjatë, tha ai në “Opinion” dhe e preu për të nxjerrë prej andej vetëm pjesët që i gjykoi interesante. Në mënyrë te cuditshme, 24 orë pas vendimit të tij që ta publikonte (mos të harrojmë: katër muaj pasi e kishte marrë), e njejta video identike, e prerë në të njejtën mënyrë, u shpërnda edhe nga Partia Demokratike. Në rast se videoja nuk iu dha partisë nga gazetari (ose anasjelltas), si ka mundësi që të dy versionet janë identike? Dhe si ka mundësi që, edhe gazetari, edhe partia, u vonuan katër muaj për ta bërë publike? Çfarë ka ndodhur ndërkohë?

Pak muaj më parë ndodhi një histori shumë e ngjashme. Përgjimet e dosjes së famshme “339”, pasi kishin mbetur të mbyllura me vite në sirtarët e Prokurorisë dhe të opozitës, papritur përfunduan në faqet e “Bild”-it, duke iu besuar një tjetër gazetari “investigativ”, këtë herë një gjermani. Edhe historia “Babale” ndoqi pak a shumë të njëjtën dinamikë. Të gjitha scoop-e të kurdisura, që përzihen dhe shkrihen me politikën. Kjo nuk i heq asgjë faktit që kemi të bëjmë me video të rënda, nuk heq asgjë as për pasojat politike që ato duhet të sjellin, por i heq shumë besueshmërisë profesionale të atij që i shpërndan. Shqipëria ka nevojë për gazetari të vërtetë investigative pa shumë protagonizmi, të pavarur dhe larg nga politika. Nëse një gazetar pranon të bëhet aktor i një aksioni partiak, ai nuk tradhton vetëm misionin e vet profesional, por tradhton edhe opinionin publik që e beson. (c.b)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jola: 24/01/2020 16:05

    Testi droges duhet per te gjithe politikanet, sistemin e drejtesise dhe postet drejtuese ne bashki, prefekture, ndermarrje publike, pasi po na marin ne qafe me vendimarrjet e tyre.

    Përgjigju
  • Fredi: 24/01/2020 02:12

    E imagjinoni dot ju te shkoni per nje problem ne zyren e nje kryetari bashkie qe konsumon kokaine? E kuptoni qe nen efektin e saj ai merr vendime jetike per qytetin? Si nuk mbaka pergjegjesi penale ky????? Kush jeni ju qe e percaktoni prokuroret e Spak? Kujt po i intereson burimi apo perdorimi politik i ketij skandali kriminal? Perse e krahasoni me Babalen? Apo kjo e juaja quhet gazetari ne funksion te pushtetit. E kuptoni ju se cfare skandai eshte apo nuk doni ta kuptoni?

    Përgjigju
  • Feliks: 23/01/2020 22:12

    Rendesia esht qe te jete e vertete qe esht ai sna duhet e ka nxjere per politike apo jo

    Përgjigju
  • Arbëri: 23/01/2020 15:38

    Pisllëk idiotesk që nuk ka të bëj me gazetarin profesoinale...! Këto pisllëqe duhet denoncuar dhe protestuar nga vet gazetarët profesional në mënyrë që këto pisllëqe të ndyera të mos përsëriten më...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Siguria ushqimore, vetëm 5% e qumështit që prodhohet në vend testohet

Siguria ushqimore, vetëm 5% e qumështit që prodhohet në vend testohet