Kokainë, dhunë dhe të dehur në timon, 5 të arrestuar në Tiranë

Kokainë, dhunë dhe të dehur në timon, 5 të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona për vepra të ndryshme penale ditën e sotme.

Një 29 vjeçar u arrestua pasi gjatë një kontrolli fizik, policia i gjeti dhe sekuestroi një sasi të dyshuar narkotike kokainë.

Në pranga ka rënë edhe një 34 vjeçar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motres së tij, ndërsa në  Krujë, u arrestua një tjetër person pasi ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin T. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin Gj. M., banues në Krujë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

- Xh. M., 20 vjeç, banues në Librazhd, pasi duke drejtuar automjetin tip ”Benz”, në Rrugën e Kavajës, ka aksidentuar shtetasen M. D., 60 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

- B. F., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

 

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Pse Kate Middleton zgjodhi të vishte ngjyrën vjollcë në daljen e fundit publike

Pse Kate Middleton zgjodhi të vishte ngjyrën vjollcë në daljen e fundit publike