Kokalari: Anëtarët e Rithemelimit preferojnë Metën para demokratëve të thjeshtë! Berisha thelloi copëtimin e PD, bëri pakt me djallin
Sali Berisha, Evi Kokalari
Duke komentuar situatën në Partinë Demokratike, Evi Kokalari, ish mbështetëse e Sali Berishës tha se demokratët e Rithemelimit preferojnë të bashkohen me Metën sesa me demokratët e thjeshtë të cilët për të qenë besnikë, qëndruan me Lulzim Bashën.
Ajo tha se Berisha thelloi copëtimin brenda Partisë Demokratike dhe bëri pakt me djallin duke nënkuptuar Ilir Metën, për të cilin Kokalari është shprehur se ka interesa të fshehta ndaj PD-së gjatë kësaj situate delikate. Mes të tjerash, Kokalari thekson se bashkimi do të vijë për demokratët por nuk do ta sjellë Berisha.
“Dmth, demokratët e rithemelimit preferojnë më mirë të bashkohen me Ilir Metën se me demokratët që thjeshtë për besnikëri (e drejta e tyre), ndenjën me Lul Bashën gjate foltoreve!! Për votat nuk flas më, sepse Berisha do ta ketë trajnuar Lulin vetë dhe ju të gjithë keni fituar imunitet kundrejt abuzimit të të drejtave që keni, por faktin që preferoni Ilir Metën në vënd të gjysmës tjetër, më lë pa fjalë.
Në fakt, të vetmen gjë patriotike që Berisha duhet të bënte tashti, do të ishte të bashkonte demokratet, të shëronte plagët dhe të rindërtonte opozitën e djathtë, dhe ta drejtonte ne zgjedhjet e 14 Majit. Ndërkohë, ai thjeshtë thelloi copëtimin dhe bëri pakt me djallin (në kuptim ideologjik por dhe duke patur parasysh interesat e Metës karshi PDsë, sidomos në një kohë kaq vulnerabile që është partia). Bashkimi do vi, për këtë mos kini asnjë dyshim, por fatkeqësisht nuk do ta sjellë Berisha”- shkruan ajo në facebook.
Vetë Kokalari në muajin shkurt zyrtarizoi partinë e saj ‘Konservatorët’, pas zhgënjimit që pësoi nga Sali Berisha dhe distancimi nga Partia Demokratike.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestohet Dako, Po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën ndaj korrupsionit?
-
Po
24%
-
Jo
68.2%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 3282
Lajme të tjera
-
Urdhërarresti për Vangjush Dakon u firmos më 6 qershor, vendimi i gjyqtarit Erion Bani që hedh poshtë spekulimet politike të [email protected]
7 Qershor, 17:25
-
Basha mesazh për Berishën: Demokratët u ndanë se u ngrit flamur i rremë për interesa personale dhe pati aleancë me të keqen! Duam pastrim nga të korruptuarit
7 Qershor, 17:16
-
Vokshi dorëzon propozimin për minimumin jetik: Kërkojmë 200 euro për çdo qytetar
7 Qershor, 16:22
-
Pas mbledhjes të Kryesisë së PD, militantët e Bashës u përplasën verbalisht edhe me gazetarët! Rrjeti 'Safe Journalist': Sulm ndaj interesit publik
7 Qershor, 16:14
-
Arrestimet e zyrtarëve të lartë, Vangjeli: Brenda verës pritet një ‘goditje’ e SPAK në oborrin e familjes Berisha
7 Qershor, 14:51
-
KAS i rrëzoi ankimet, Berisha sulmon Ilir Rusmailin: Kriminel elektoral, me urdhër të Ramës rrëmbeu edhe mandatin e Belshit dhe Rrogozhinës
7 Qershor, 13:52
-
Revolta qesharake e ‘Foltores’, pse u arrestua Vangjush Dako
7 Qershor, 10:49
-
Kulturën e linçimit ia lini Saliut
7 Qershor, 10:09
-
VIDEO/ Afera e klanit Berisha me klubin Partizani, Balla dëshmoi mbi 3 orë në SPAK: Çështjes do i shkoj deri në fund! Kallëzova edhe për OSSH
7 Qershor, 09:53
-
Po Berisha a ka ndonjë zgjidhje për bashkimin e PD-së?
7 Qershor, 09:23
-
Mbrëmë ishte tentativa e fundit për të kapur PD!
7 Qershor, 09:19
-
Më shumë se sa i gëzoi, arrestimi i Dakos i trembi Berishën dhe 'Rithemelimin'
7 Qershor, 08:13
tani e more vesh moj evi qe saliu mendon vetem per xhepin e vet....
Përgjigju