Kokalari për Këlliçin: S’di si përfundoi Rithemelimi te ky kloun! Mbivlerësova ndershmërinë e Berishës

Kokalari për Këlliçin: S’di si përfundoi Rithemelimi te ky kloun! Mbivlerësova ndershmërinë e Berishës

Belind Këlliçi dhe Evi Kokalari

TIRANË- Evi Kokalari, dikur një mbështetje shumë e madhe e Sali Berishës, tani jo vetëm që është kundër tij, por edhe një kundërshtare e fortë ndaj Belind Këlliçit. Teksa e cilëson si “kloun”, Kokalari thotë se kandidimi i tij është si produkt i pazareve të pista. Ajo thotë se në këtë drejtim ka mbivlerësuar ndershmërinë e Sali Berishës, pasi besonte realisht se ‘Foltorja’ do të sillte ndryshimin, por nuk rezultoi kështu.

“Tashti më thonë që kjo gjëja mund të ketë gënjyer dhe për masterin dhe prandaj Ministria Arsimit s'ja njeh diplomën. Po gërmoj më tej e do t'ju them. Se si u reduktua PD e rithemelimit tek ky klloun, zoti e di. Se pse Berisha mbylli sytë dhe veshët me këtë njëri, dhe ky mister është. Që pazaret janë arsye s'ka asnjë diskutim, por sa kyç paska qënë ky pazar që këta sakrifikuan gjithë atë mund të foltores dhe më detyruan dhe mua t'ju dal kundër, është akoma për t’u parë.

Që Berisha bëri gabim që nuk reagoi dhe mbasi i kërkova ndihmë, për sulmet që ky lëtyrë lancoi ndaj meje vjet në verë, besoj se tashmë kaq e kanë kuptuar të gjithë, dhe për të qënë e sinqertë, s'kam ndërmënd ta lë të kaloj. Demokratët mos më kërkojnë më llogari pse i jam kthyer këtij gjësë, apo dhe Berishës vetë. Nëse ndonjë prej jush mendon që sulmet ndaj meje vjet ishin të justifikuara, hajde ma vërtetoni dhe do tërhiqem. Ndryshe, moral koti mos bëni sepse nuk do ta lë kurrë veten të baltosem në mënyrën se si më baltosën disa me dijeninë e plotë të Berishës, vetem se ekspozova vjedhjet dhe manipulimet e këtyre. Dhe gjë mangut nuk do t'i lë....

Tashti shoh foltoren se si po vetshkaterrohet, dhe më vjen keq që me naivitet mbivlerësova aftësitë e tij për të bërë ndryshime reale në PD, që si pasojë, do të sillnin ndryshime në të gjithë arenën politike të vendit. Në fakt aftësitë i kishte, unë mbivlerësova ndershmërinë e tij.

Si përfundim, kjo gjëja (çfarë do që ta quani) gënjeu për diplomën e gjimnazit, mundësisht masterin, gënjeu çdo demokrat prezent që votoi në 30 prill, gënjeu të gjithë ata që votuan kryesinë, gënjeu me garat e forumit rinor, mundësisht me primaret për bashki, dhe ju doni të më mbushni mëndjen që ky është më i mirë se Erion Veliaj???

Nëse prisni mbështetje nga njerëzit thjeshtë se e prezantoni si produkt të PDsë, juve ju ka ikur të gjithëve mëndja. Mua do të më vinte turp të dilja në foto me këtë, le më ta quaja pjesë të foltores. Në fakt këta me zorr e sollën tek foltorja se nuk i vinte. Ndoshta pazaret filluan që atëherë!!

Dhe uroj kjo puna e mos sjelljes së Berishës në fushatë se i bën dëm mos jetë e vërtet, sepse do ishte poshtëruese jo vetëm për Berishën, por për të gjithë ju që militoni akoma në atë parti.

Cirk të mbarë deri në 14 Maj, se ky seriozisht më kujton atë familjen që në kohën e komunizmit dilnin rrugëve të Tiranës me arusha Mirën për dore, i binin darjes, arusha kërcente, dhe ne fëmijët argëtoheshim. Ky kuptohet, dajristi...”, shkruan Kokalari.

Vetë Kokalari në muajin shkurt zyrtarizoi partinë e saj ‘Konservatorët’, pas zhgënjimit që pësoi nga Sali Berisha dhe distancimi nga Partia Demokratike, e ndërsa që në krye të herët ka derdhur një lum akuzash në drejtim Këlliçit.  Më herët, Kokalari akuzoi Këlliçin se kishte lobuar dhe orientuar votat për të siguruar një vend në Kryesi. Kjo përplasje nisi para se PD e Berishës të finalizonte zgjedhjen e organeve drejtuese, përmes posteve më të rëndësishme në parti pas kryetarit, Sekretarit të Përgjithshëm dhe nënkryetarëve, por që vetë ai nuk mori asnjë post.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dudi: 24/03/2023 10:59

    e keni zanat ju, 28 vjet komunist, harron dhe behet k/demonkrat, 3 mandate lulen k/partie, harroni edhe e nxirrni nga partia...ja edhe tani ti erdhe verdall nja 6 muaj edhe u kujtove per ndershmerine e k/kriminelit qe ka vrare me shume se enver hoxha, babai i vet politik.

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 24/03/2023 08:10

    Se mos Ka me te mire PD+foltore+Lirine.Ja ,ti ,psh.nje cope zhgarravine,qe iu lepive Saliut,nuk te doli gje dhe tani vetelepihesh

    Përgjigju
  • Jori: 24/03/2023 03:47

    Eshte dhe i shemtut moj aman eshte edhe i sales si pretendon te fitoj ky nje zot e di

    Përgjigju
  • BBV ZIMBABUE: 24/03/2023 03:40

    Ne shqiperi 33 vitet e fundit ky vend ka nxjerr vetem politikane, si rezultat harojne interesat e shoqerise dhe shohin interesin personal.

    Përgjigju
  • Kerrici: 24/03/2023 03:01

    Evgjiti thapathuqi

    Përgjigju
  • Iris: 24/03/2023 00:22

    Pse habitesh?! Edhe bllokistet e mbivleresuan ndershmerine e Berishes,por i futi ne burg ne fund.Ndoshta besonin verberisht si ju ne aksiomen qe /qeni nuk e kafshon doren qe e ushqen/.E po ky lloj qeni i ka kafshuar vazhdimisht te gjitha duart qe e kane ushqyer,e kane ndihmuar te ngjitet e te qendroje ne pushtet dhe e kane bere ne kete qe eshte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet