Kolaudimi/ Gonxhja: Certifikatë e re më e sigurt! Rrisim gjobat për shkelësit rrugor, bllokim mjeti e kthim në autoshkollë

Shërbimi i ri i kolaudimit që do të rinis gradualisht në muajin shkurt të këtij viti, dhe do të ofrohet nga DPSHTRR, do të uli kostot financiare por edhe do u shkurtojë kohën qytetarëve.

“Duke filluar nga shkurti në varësi të gjendjes në disa qendra më shpejt, në disa të tjera do nis pak më mbrapa ne do të kemi mundësi që të kthehemi në shërbim më shpejt, me cilësi, me pajisje të reja”, thotë Drejtori i DPSHTRR Blendi Gonxhja.

Blendi Gonxhja drejtori i këtij institucioni tregon për Report TV se certifikata e kontrollit do të ketë element të shtuar sigurie.

“Ta përgjysmojmë koston e qytetarëve që nga viti që ne jemi në gjysmën e kostos që ata kanë pasur. Do të ketë një kuar-kod që do të bëjë më të lehtë për të gjithë kontrollet rrugore në letrën që ne vendosim në xham dallimin edhe nga aparatura që lexojnë kuar-kod  dhe bëjnë më të lehtë kontrollin”, thotë drejtori Gonxhja.

Sa i takon qytetarëve që kanë kryer kolaudimin deri në fund të vitit 2020 do njoftohen në vazhdim për afatin e ri, nëse do jetë këtë vit apo në 2022-in.

“Edhe ndryshimet e tjera që mjetet e reja të vijnë një herë në tre vjet dhe të vjetrat një herë në dy vjet do të zyrtarizohen duke ecur në javët në vijim”, sqaron Gonxhja.

Ndërsa qytetarët duhet të paguajnë rregullisht taksat vjetore.

“Zyra e taksave do të jetë në një vend me atë të pranimit nuk do të jetë më nevoja që të merret vërtetimi që merrej dorazi pagesat online do të jenë në sistem, sistemi do të jetë një do të jetë e-DPSHTRR që është i ri i vitit 2020”, u shpreh ai.

Gonxhja ka prezantuar edhe disa nga ndryshimet ligjore që janë propozuar në kodin rrugor, ku përfshihen ashpërsim të masave ndëshkuese dhe rritje të gjobave për shkelësit e ligjit.

“Deri sot kuadri ligjor ka qenë i tillë që shkeljet janë numëruar janë vënë gjoba, dhe këta kanë paguar për shkeljet e tyre por nuk kanë qenë të menduara që në raport me njëra tjetrën ata të ishin edhe më të rënda për qytetarët. Kjo pjesë dinamike e penalizmit do të shtohen me ndryshimet e reja. Gjithashtu kemi propozuar që me të marrë pezullimin e patentës të mos jetë vetëm një testim për subjektin që ka kryer shkelje por ta dërgojmë atë në autoshkollë”, sqaron drejtori i DPSHTRR.

Këto ndryshime ligjore pritet të miratohen brenda muajit shkurt nga komisionet parlamentare dhe kuvendi. Nga ana tjetër këtë vit do të punohet edhe për sistemin e biletës elektronike.

“Sa i përket biletës elektronike kemi dy boshte të të njëjtit motor. Njëra janë bashkitë me transportin qytetës. Ata po punojnë në paralel. Ndërsa ne si institucion po punojmë për transportin ndërqytetës, pse jo edhe ndërkombëtar. Sistemi 'e-transporti' përfshin edhe këtë.  Kjo nuk është e gjitha vetëm një reformë për transportin, por edhe që njerëzit të shkurtojnë sa më shumë kostot dhe të  përdorin sa më shumë mjetet private, që janë kosto, ndotin ambientin, janë më shumë rrezik në rrugë", tha ndër të tjera në intervistën për Report Tv, Drejtori i Transportit Rrugor Blendi Gonxhja.

Blendi Gonxhja foli edhe për atë që quhet reforma në transport, duke përfshirë transportin ndërqytetës apo edhe biletën elektronike.

"Ne do të kemi një udhëzim të ri për transportin. Do të bëhet rregullimi i stacioneve të ndërmjetme dhe orareve.  Në vitin 2021 do të kemi një sistem me akte rregullator të reja, fleksibilitetin e duhur, transparencë” shtoi ai.

 

VIDEO/ Intervista e plote

K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë të lira dhe të ndershme?

Komento

Komente

  • Iris: 26/01/2021 01:35

    Mire,por gjeja e pare qe duhet te beni, eshte te hiqni nga qarrkullimi makinat qe vetedigjen,se duket sikur eshte krijuar nje tendence e rrezikshme, qe po perseritet dyshimisht pak si teper.Nuk ju ben pershtypje nje gje e tille ?! C'fare dreq makinash futen aty,nuk ka standarte qe duhet t'i plotesojne,para se te futen ne qarkullim ?!

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Ndërron jetë nga COVID një 27-vjeçare nga Berati! Priste të martohej së shpejti, por humbi jetën tek 'Shefqet Ndroqi" ku ishte prej ditësh në intubim