Kolaudimi i mjeteve, peng i Kodit të ri Rrugor! Kontrolli rrezikon shtyrjen deri në shtator, askush nuk do të gjobitet

Mos miratimi i kodit të ri rrugor, po mban peng edhe nisjen e procesit të kontrollit teknik të automjeteve, që fillimisht u tha se do të niste në fund të muajit shkurt.

Kolaudimi kaloi nën përgjegjësinë e DPSHTRR, pas përfundimit të koncesionit me SGS Automotiv Albania në fund të vitit të kaluar. Me argumentin se zyrat ishin në gjendje të degraduar nuk mund të ofronin shërbim, si dhe nevoja për të marrë në dorëzim inventarët, DPSHTRR vendosi të zgjasë certifikatat e kontrollit teknik, që duhet të rinovoheshin por që nuk ishte e mundur për shkak të gjendjes së qendrave.

Afati i vlefshmërisë së kolaudimit për të gjithë drejtuesit e mjeteve u shty me 3 muaj, si dhe u pajisën me dokumentin e nevojshëm që të mos gjobiteshin nga policia.

Tashmë për shkak të mos zhvillimit të seancave plenare si pasojë e fushatës zgjedhore kanë mbetur në kuvend edhe ndryshimet në Kodin Rrugor që parashikojnë edhe afatet e reja për kontrollin teknik, e për pasojë mbetet peng edhe rifillimi i këtij procesi. Sipas informacioneve nga DPSHTRR qytetarët nuk do të gjobiten për aq kohë sa kolaudimi qëndron mbyllur, pasi ky proces nuk është në dorë të qytetarit.

Pak ditë më parë drejtori i këtij institucioni Blendi Gonxhja tha për Report TV se kolaudimi do të nisë menjëherë pasi të miratohen dhe dekretohen ndryshimet ligjore, por në kushtet aktuale, ku jemi përpara zgjedhjeve miratimi i Kodit rrezikon të shtyhet për në shtator, për shkak se pas zgjedhjeve Kuvendi mund të mblidhet vetëm për ngjarje të jashtëzakonshme, situata emergjente por nuk ka rend të mirëfilltë siç ka ndodhur përpara nisjes së fushatës elektorale.

Tashmë kontrolli teknik nuk do të kryhet çdo vit për mjetet personale, por një herë në dy vjet. Ndërsa makinat e reja nuk do të kryejnë kontroll teknik tre vitet e para nga data e regjistrimit. Përjashtim përbëjnë taksitë, autoambulancat, furgonët, autobusët dhe të gjitha llojet e kamionëve, pra mjetet e transportit të mallrave, të cilat do të kryejnë kontrollin teknik një herë në vit.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koalidimi: 22/04/2021 17:43

    Thjesht shtet i paafte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votojnë kundër

Greqi/ Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votojnë kundër