Kolegji i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Korçës, Edmond Shytko
Edmond Shytko në KPK, shtator 2022
Prokurori i Korçës, Edmond Shytko nuk do të jetë më pjesë e sistemit gjyqësor. Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e KPK që i përket subjektit të rivlerësimit Edmond Shytko.
Më 28 shtator 2022 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit Shytko i cili rezultonte me një bilanc negativ prej 5.4 milion lekësh, Prokurori u përball me pamundësinë që të provonte burimin e ligjshëm të një dhurimi dhe hua të marra nga të afërm. Po ashtu nuk justifikoi përfitimin e 40 mijë dollarëve që thoshte se i kishte nga puna sezonale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpallën sot vendimin për Edmond Shytko
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 566, datë 28.09.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Edmond Shytko.
Edmond Shytko e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punoi prej gati dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
29%
-
Jo
17.6%
-
Nuk e di
53.4%
Vota total: 8335
Lajme të tjera
-
Mbylli dosjet e Berishës, Shkëlzenit e Bashës, KPA shkarkon gjyqtarin Lazër Sallakun
25 Prill, 10:29
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Beratit Tasim Puci, Vetingu lë jashtë dhe ndihmësin ligjor të gjykatës Administrative
19 Prill, 21:43
-
KPA shkarkon prokurorin Erjon Pano
15 Prill, 18:29
-
'Vetingu' i kërkon Kuvendit rritjen e pagave për administratën e saj! Ja sa do të paguhet, sekretari i përgjithshëm, drejtori dhe këshilltari për median
10 Prill, 21:46
-
KPA pezullon nga detyra prokurorin e Gjirokastrës Juljan Çafka, e kthen në shkollën e Magjistraturës për 1 vit
5 Prill, 15:51
-
KPA konfirmon në detyrë prokurorin e Elbasanit, Artur Ismajlukaj por do dërgohet për hetim disiplinor nga ILD
2 Prill, 19:35
-
'Strasburgu' i dha të drejtë, Antoneta Sevdari jo më e shkarkuar, KPA prish për herë të parë vendimin e vetingut! Dosja do të rishqyrtohet më 17 prill
11 Mars, 10:41
-
Vetingu largon përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtaren Zeqine Sollaku, bashkëshorten e ish kryeprokurorit Sollaku
28 Shkurt, 23:39
-
Vetingu, KPA shkarkon prokurorin e Dibrës, Urim Buci
26 Shkurt, 15:54
-
U shkarkua se nuk justifikoi të ardhurat për blerjen e një trualli, KPA rikthen në detyrë prokuroren Daniela Sulaj
22 Shkurt, 16:20
-
Pas vendimit të Strasburgut, Antoneta Sevdari rikthehet për gjykim në Kolegjin e Apelimit
19 Shkurt, 17:15
-
KPA lë në fuqi konfirmimin në detyrë për prokurorin Ylli Bashaj! Nuk u gjetën shkelje gjatë hetimeve për pasurinë
2 Shkurt, 15:49