Kolegji la në fuqi 30 Qershorin, Meta: Gjyqtarët u shantazhuan, duket nga foto (VIDEO)

Presidenti i Republikës Ilir Meta doli sot në orën 08:00 të mëngjesit në një konferencë për mediat për t'u thënë shqiptarëve se vendimi i Kolegjit Zgjedhor, që ligjëroi procesin e 30 Qershorit sipas tij është truk i marrë në kushtet e presionit dhe shantazhit ndaj gjyqtarëve dhe se nuk ka asnjë efekt juridik në dekretin e tij për anulimin e zgjedhjeve lokale në datën e përcaktuar.

I pyetur për deklaratën se gjyqtarët ishin kërcënuar, Meta tha se bazohej te fotoja që kishte parë kur po jepnin vendimin ditën e djeshme. 'Vendimi u mor në kushtet e presionit dhe shantazhit. Mjafton të shikojmë fotot që keni botuar ju dhe duket. Shumë të trembur dukeshin'.

1561448816_1561440237KolegjiZgjedhor.jpg

Pesë gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor që dhanë dje vendimin

Ai tha se vendimi i Kolegjit ka të bëjë vetëm në marrëdhënien mes partisë së Unitetit Kombëtar që kërkoi çregjistrimin dhe KQZ-së që e cilësoi si organizatë socialiste, pasi deri tani nuk i është bindur. Në javën e fundit Meta ka kërkuar disa herë informacione nga KQZ-ja për Kuvendin, i pyetur nëse do të shpërndajë parlamentin, ai kishte një përgjigje të kriptuar. 'Kam bërë çdo veprim me përgjegjshmëri.

Do t'i shërbej gjithmonë mbrojtjes së Republikës dhe interesave kombëtare'. Pavarësisht akuzave nga shumica dhe nisjes së procesit të shkarkimit, Meta shprehu vendosmërinë, se nuk do të lëvizë nga Presidenca pa mbaruar mandatin, madje shtoi se nga institucioni që drejton do të fillojë ringritja e Republikës.

'Ky institucion nuk i përket Ilir Metës, por Republikës, nuk do të bjerë kurrë, nga ky institucion do të fillojë ringritja e Republikës. Bashkë do të jemi këtu deri në 24 korrik të 2022' tha ai. Në fund ai kishte një mesazh edhe për ndërkombëtarët të cilët kanë konfirmuar procesin zgjedhor të 30 Qershorit. 'Nuk  kam anuluar zgjedhjet në asnjë ambasadë, por në Shqipëri'.

( Kliko këtu ) Dokumenti - Deklarata e plotë e Presidentit Meta

( Kliko këtu ) Dokumenti - Konferenca Presidentit Meta

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:00
FOTO nga konferenca e jashtëzakonshme e Presidentit Meta

Presidenti Ilir Meta doli sot në një konferencë urgjente pas vendimit të djeshëm të Kolegjit Zgjedhor i cili ligjëroi mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor. Këto janë disa foto nga konferenca ky presidenti herë shfaqej i qeshur e herë serioz.

Ora 08:52
Të huajt konfirmojnë zgjedhjet/ Meta: I kam shtyrë në Shqipëri, jo brenda ambasadave, më besoni jam esëll (VIDEO)

Në kushtet kur ndërkombëtarët kanë konfirmuar mbështetjen për procesin zgjedhor në 30 Qershor në Shqipëri dhe ambasada e SHBA-së pak ditë më parë bëri thirrje për mbrojtjen e integritetit dhe sigurisë së procesit zgjedhor, Presidenti Meta u përgjigj sot duke thënë se zgjedhjet nuk i ka shtyrë brenda ndonjë selie diplomatike, por në vendin e tij.

Nuk hyj te ata politikanë që flasin në emër të ambasadave, ndërkombëtarëve dhe që fshihen pas tyre. Në Shqipëri i vetmi institucion që vendos për datën e zgjedhjeve është Presidenti.

Unë nuk kam anuluar zgjedhjet në Itali, apo në një vend tjetër, por në Shqipëri, për shkak të një krize të thellë, që vijon prej disa muajsh. Mos prisni nga asnjë ambasador të iu thotë këtë që po iu them unë.

Nuk  kam anuluar zgjedhjet në asnjë ambasadë, por në Shqipëri. Pa zgjedhje me standarde nuk ka çelje negociatash, kjo është e sigurt. Më besoni se jam esëll gjatë gjithë ditës, jo më në mëngjes” është shprehur Meta.

Ora 08:21
KQZ-ja nuk i bindet, Presidenti: Është kthyer në organizatë socialiste, le të vijojë...(VIDEO)

Deri tani KQZ-ja nuk i është bindur dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve. I pyetur për situatën e krijuar, Meta tha se KQZ-ja është kthyer në organizatë socialiste me të cilën nuk ka ndërmend që të debatojë.

"Rruga për dialog hapet kur shumica të tërhiqet nga kjo nismë e paligjshme. Presidenti nuk mund të hyjë në debate me një organizatë socialiste, demokrate, apo republikane. Deri sa vijon si një organizatë, le të vijojë.

Në Shqipëri për zgjedhjet vendos vetëm Presidenti, as kuvendi, asnjë tjetër. Presidenti është i duruar që të gjithë të reflektojnë. Duhet të kuptojnë atë që nuk ua thonë as ambasadorët, ua kam thënë edhe atyre." tha ai.

Ora 08:18
A do të japë dorëheqjen? Meta: Nuk iki para 2022-it, do të filloj ringritjen e Republikës (VIDEO)

Pavarësisht krizës politike dhe akuzave, Presidenti Ilir Meta u shpreh sot se nuk e ka ndërmend që të japë dorëheqjen, madje shtoi se nga institucioni që drejton do të fillojë ringritja e Republikës.

"Ky institucion nuk i përket Ilir Metës, por Republikës, nuk do të bjerë kurrë, nga ky institucion do të fillojë ringritja e Republikës. Shqipëria nuk do të kthehet në një tirani personale të askujt dhe as në një koloni të  asnjë fondacioni ndërkombëtar. Bashkë do të jemi këtu deri në 24 korrik të 2022" tha Meta.

Ora 08:17
A do shpërndajë Parlamentin? Meta: Do t'u shërbej interesave kombëtare... (VIDEO)

Presidenti Meta pas fjalës para gazetarëve u është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve. Nisur nga shkresat për informacion që i është drejtuar KQZ-së, Meta u pyet nëse ka menduar që të shpërndajë parlamentin.

"Kam bërë çdo veprim me përgjegjshmëri. Do t'i shërbej gjithmonë mbrojtjes së Republikës dhe interesave kombëtare. Shpresojmë që ta bëjmë këtë gjithmonë" ka thënë Meta.

Ora 08:16
Meta: Data e 30 qershorit ka rënë ligjërisht, nuk ndërhyjë në zgjedhjet partiake (VIDEO)

Presidenti Meta, i pyetur nga gazetarët nëse do të ketë një ndërhyrje përsëri për të gjetur një zgjidhje të kësaj situaten është shprehur se ai do të jetë i duruar për dhe shpreson që të gjendet një zgjidhje. Më pas Meta ka thënë se data e 30 qershorit ka rënë ligjërisht.

"Jam durim plote pavarësisht që kanë kaluar gati dy javë që nga hapja e dritares për dialog dhe reflektim. Do të vazhdoj të jem i qetë dhe i duruar. Por të jetë e qartë se Presidenti nuk ndërhyn për të penguar zgjedhje partiake . Por kjo datë ka rënë nuk ekziston më ligjërisht.

Kush dëshiron zgjedhje partiake presidenti nuk ndërhyn. Kjo të jetë e qartë. Në Shqipëri ka vetëm një institucion që vendos datë zgjedhje ai është Presidenti. Kush vepron me paligjshmëri do të marri atë që i takon" ka thënë Meta.

Ora 08:15
Vendimi i Kolegjit, Meta: Presion dhe shantazh, gjyqtarët shumë të trembur,duket nga foto (VIDEO)

Presidenti Meta tha se vendimi i Kolegjit u mor në kushtet e presionit dhe shantazhit. I pyetur nëse kishte informacione për këtë deklaratë, kreu i shtetit u përgjigj duke thënë se konkluzionin e ka nxjerrë nisur nga fotot e gjyqtarëve në momentin e dhënies së vendimit.

"Mjafton të shikojmë fotot që keni botuar ju dhe duket. Shumë të trembur dukeshin. Zgjedhjet i anulova për shkak të një krize shumë të rëndë politike. Mos prisni nga asnjë ambasador që t'u thotë këtë që po u them unë.

Edhe sikur të bëheshin zgjedhjet pa opozitën, e ardhmja e Shqipërisë dhe çelja e negociatave do të kishte një të ardhme të paditur për një kohë shumë të gjatë. Zgjedhje të tilla nuk plotësojnë asnjë standard minimal. Nuk  kam anuluar zgjedhjet në asnjë ambasadë, por në Shqipëri" tha ai.

Ora 08:10
Kolegji ligjëroi, Meta: Truk! Nuk rrëzon dekretin, s'më thirrën si palë, 30 Qershori imagjinar (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta u shpreh se vendimi i Kolegjit Zgjedhor, që ligjëroi datën e zgjedhjeve të 30 Qershorit nuk prek dekretin për anulimin e tyre. Ai tha se vendimi ka të bëjë vetëm me marrëdhënien  mes partisë  (PUK) dhe KQZ-së, që e cilësoi organizatë socialiste. Për kreun e shtetit vendimi i Kolegjit u mor në kushtet e shantazhit dhe presionit kundër gjyqtarëve.

"Në datë 10 qershor shfuqizova datën e zgjedhjeve 30 Qershor. Kjo vendimmarrje synonte të krijonte një mundësi reflektimi për të dialoguar për një zgjidhje mes palëve. Në veçanti kjo iniciativa synonte të ndihmonte dialogun, por në direktivat e Ramës Kuvendi miratoi një direktivë që u bënte thirrje institucioneve që të mos zbatonin dekretin edhe pse ishte botuar në fletoren zyrtare.

Dje në Kolegjin Zgjedhor u shqyrtua kërkesa e një partie kundër KQZ-së që e pengonte të çregjistrohej. Kolegji e rrëzoi. Vendimi i Kolegjit ka të bëjë vetëm me marrëdhënien e partisë ankuese dhe organizatës socialiste në KQZ që kanë vendosur të zhvillojnë një proces të paligjshëm. Presidenti nisur nga dizinformacionet e shpërndara qëllimisht sqaron se Kolegji nuk mund të shqyrtonte aspak vlefshmërinë, pasi nuk ia njeh Kushtetuta. Presidenti nuk është thirrur si palë, prandaj vendimi nuk ka asnjë efekt juridik. 30 Qershori është proces imagjinar.  Presidenti nuk ndërhyn për të penguar zgjedhje partiake.

Në zbatim të Kodit Zgjedhor, vendimi ka efekt për atë që është vendosur mes këtyre dy palëve, organizatës socialiste në KQZ dhe aleatit të PS-së. Vendimi i Kolegjit është truk procedurial për të justifikuar paligjshmërinë e organizatës socialiste në KQZ dhe përpjekje për të ndërtuar një operacion propagantistik për të anetemuar indirekt vendimin e presidentit, por nuk e prek aspak vlefshmërinë e dekretit. Vendimi u mor në kushtet e presionit dhe shantazhit të shumicës. Jemi në një situatë paradoksale. Dekreti i Presidentit mund të gjykohet vetëm nga Kushtetuesja. Vijoj që të jem i duruar dhe të pres reflektimin e tyre. Kam detyrimin para të gjithë shqiptarëve. E vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës të mbetet vetëm dialogu dhe respektimi i ligjit nga të gjithë" tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tini: 25/06/2019 16:33

    Zoti Meta, per te ngritur Republiken populli nuk ju ka zgjedh ju, por parlanentin dhe ky i fundit (i perbere nga socialistetju zgjodhi ju) Sa per shtyrjen e zgjedhjeve eshte e vertete qe nuk i ke firmosur ne ambasada te huaja por tek Shqupi.Populli nuk te do ne shumice ,dhe po deshe nxirr dekret per Referendum popullor per ju dhe te shikosh kujt Republike i perket.Si president je zgjedh personalisht nga Rama?, dhe jo nga socialistet dhe vendimi i kolegjit zgjedhor eshte i fornes se prere dhe hedh posht cdekretimin.Ju meqe nuk jepni doreheqe, kur te ngrihet Gjykata Kushtetuese kerkoi per vendim kyshtetues.Loja mbaroi dhe me USA dhe BE mos luaj ,se nuk'ke tager ti luftosh kur 95 % e popullit i perkrah si partnetet kryesor strategjik te Shqiperise

    Përgjigju
  • Vlora: 25/06/2019 15:54

    Le ta vuaje Rama kete palaco se nuk e futi brenda me videon e 700 mijeshes. Le ta vuaje tani e ka hak. Dhe ne te tjeret kusur

    Përgjigju
  • alidemsi: 25/06/2019 15:51

    Edhe qe ti je HAJDUT dhe DEBIL dukesh qe nga foto.

    Përgjigju
  • Lela: 25/06/2019 15:49

    Duket qe e ka humbur,nje mjek i duhet urgjent dhe me pas nje avokat i mire.

    Përgjigju
  • fakt: 25/06/2019 15:22

    nqs kjo qeveri eshte jolegjitime sepse ka vjedhur votat atehere edhe ti o dobic i skraparit je jolegjitim sepse je ne ate pozicion me votat e kesaj qeverie!! fakt eshte qe gjith shqiperia e di cfare eshte bere me votat gjithe keto vite!mirepo kjo eshte hera e fundit sepse nuk e pranon me njeri te ndodhe kjo gje keshtu qe po keni bythe hyni ne zgjedhje dhe fitoini ato ose zhdukuni dhe lerini njerezit rehat se po doni tu vidhni edhe ate pak qe ju ka ngelur.META IK SALI IK lulin dhe baxhellen tende nuk i pjerdh njeri keshtu qe spo u them te ikin

    Përgjigju
  • Lelo: 25/06/2019 14:08

    Na i zhdukni kete palaco qe merr vendime me foto.

    Përgjigju
  • Populli: 25/06/2019 13:46

    Duket nga fotoja thote! Paska ikur per lesh bubi!

    Përgjigju
  • Erma: 25/06/2019 13:44

    Pafytyresia e ketij palaco cirku qe struket ne zyrat e presidences duhet te marre fund,eshte teper i lig e i pafytyre per te bere qofte edhe nje gje te mire per kete vend.

    Përgjigju
  • XXX: 25/06/2019 13:30

    Akoma ti o kufome politike.?

    Përgjigju
  • Cubi: 25/06/2019 13:01

    I pa moral ,ska turp del dhe dikuton vendimin e gjukates!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Ca mund te presesh nga instuticini me i lart i Republikes kur jep nje pergjigje te till???????????????????????????????Pale esht edhe i pacip e thot do iki ne 2022 do i sherben ringritjes se Republikes mbasi e perdhosur me dhjetra her.Antikometar te lindur bashk salo serbin.

    Përgjigju
  • Riku: 25/06/2019 12:43

    O Ilir! Une mendoj qe je nje idiot. Duket nga fotoja.

    Përgjigju
    • Lelo: 25/06/2019 14:08

      Fix e ke thene mos e luaj me.

  • Hajriu: 25/06/2019 12:28

    Meta IK Rama Ik Sali berishovski Ik Klasa parazite antishqiptare e politikes Shqipetare QERROHUNI.Popull dele shqiptar zgjohuni nga gjumi letargjik thuaj JO analfabetizmit injorances krimit vjedhjes kurverise NDERGJEGJESOHU.Brezi i ri duke perfshire vllaznit dhe motrat LGTB behuni guximtare luftoni per jete me te mire se ska cju duhet jeta e vegjetuesit qe ka vendosur Klasa Politike pa ju pyetur shume.Me kaq pershnes zotin karlo bolinjo per moderimin pa çensure me raste te komenteve.

    Përgjigju
  • ROJA VRESHTES REXHEP LEKA [ KEPI ]: 25/06/2019 11:59

    O ilir floriri mere me qetsi e dashuri se Z O T I vonon por kur s'haron. Ke shum o ilir mavria për të paguar e atëhere do kujtosh ditët me bllok në dor o iliri perandor.

    Përgjigju
  • Like Ziu: 25/06/2019 11:59

    Meta dukesh teper i inatosur e teper i xhindosur,por nuk ndryshon dot gje,ti ka vene Edi Rama kembet ne nje kepuce e rri si i menderosur.

    Përgjigju
  • xreport: 25/06/2019 11:55

    do e pesosh si, sadam hysen, gadafi. o i mjerrr

    Përgjigju
  • Eno: 25/06/2019 11:52

    Ti me dukesh shume i vrerosur Like ziu,po gjyqtaret jene ne pune te tyre e nuk i shoh aspak te merzitur e kunderta eshte po ta shikosh me syrin tim.

    Përgjigju
  • Likja: 25/06/2019 11:50

    Ike Like ziu bashke me Mona gojecorapen,te gjith nje dite largohen nga posti qe kane por te ikesh me nder e te lesh emer te mire,por ti do ikesh ashtu sic e meriton si zhele e me turp nga aty ku fshihesh e pret zjarrin dhe sherrin e radhes kundra shtetit.

    Përgjigju
  • erma: 25/06/2019 11:34

    gjyqkaret mor hajdut nuk u shantazhuan, por iu premtua se do shperblehen; artur hajdut malaj, kpk kurva e shpetoje, nga halabak pabuks llakatundi sot gjyqkar miliarder ridvan hado krimineli qe gjykoi gerdecin dhe i liroi ne salle te gjykates xhin zhuls xhoni icike me leje lindje nga groshe ne pjate, sot me pjate te florinjte...etj etj.

    Përgjigju
  • republika e re: 25/06/2019 11:15

    ahahaha e mbani mend lulen me REPUBLIKA E RE .tani na doli meta me te njejten gjuhe!! ndrysho fjalet te pakten o aga i skraparit me shum miliona ahahah .ASNJEANSI

    Përgjigju
  • Elona: 25/06/2019 11:15

    Like floriri me i trembur dukesh zotrote se gjyqtaret qe jane ne te drejten e tyre,intrigat e tua e te Sali Berishes moren pergjigjen e merituar por do marin dhe ndeshkimin

    Përgjigju
  • Edi: 25/06/2019 11:12

    Like luajte me bllofin dhe humbe,sa here e ke vene me Edi Ramen ke dale i humbur me bishtin nder shale.

    Përgjigju
  • Arbëri: 25/06/2019 10:54

    Në baz të fotografis dhe fjalëve ky duket kjart se kushi ka mbushur pantallonat nga frika ..

    Përgjigju
  • lezha: 25/06/2019 10:48

    E mor palo presidenti yne qe na e beri dhurate Edi . Ti ishe per ne REÇ te Shkodres, per te zezat qe i keni bere ketij vendi ti dhe Saliu nuk ju duam te vdekur edhe pse e meritoni por ne burg me shoket tuaj te fajshem jo ato te pafajshem qe kan mbushur burgjet per te plotesuar normat e prokuroreve. .

    Përgjigju
  • CaBone: 25/06/2019 10:38

    Z. President ( qe vetem i till nuk je) ju e bet kte vetem me mobilizuar ato zhulsat e fundit per nai rremuj. Se dhe ti e din shum mir qe 1) Je komplet gabim. 2) Qe per ty nuk e rrun me njeri. Mere me dashuri like mere me qetsi. Mua personalisht me duket se po vjen era shtet me ne fund. Rrift Shqipria dhe ro...bt kur....vave te pa ftyra. ✌️. Vetem perpara Z. Rama dhe mos e rruj per njeri shoku. Respekte

    Përgjigju
  • CaBone: 25/06/2019 10:37

    Z. President ( qe vetem i till nuk je) ju e bet kte vetem me mobilizuar ato zhulsat e fundit per nai rremuj. Se dhe ti e din shum mir qe 1) Je komplet gabim. 2) Qe per ty nuk e rrun me njeri. Mere me dashuri like mere me qetsi. Mua personalisht me duket se po vjen era shtet me ne fund. Rrift Shqipria dhe ro...bt kur....vave te pa ftyra. ✌️✌️

    Përgjigju
  • Fundi: 25/06/2019 10:35

    E para njehere Meta nuk duhet te ishte President i Republikes sepse eshte politikan aktiv, pronar i njeres prej tre forcave kryesore politike. Kur ka kriza, ashtu si tani, nje person i pozicionuar si Meta nuk i zgjidh dot, pasi eshte edhe vete pale ne konflikt. Mjafton kjo qe nderkombetaret te deshirojne ta largojne nga ai institucion, pasi me te ne krye Presidenca e Republikes humbet cdo efikasitet. E dyta eshte turp per nje person si Meta, e me shume akoma per Presidentin e Republikes se Shqiperise, ti kujtoje Italise te kaluaren koloniale (kur thote nuk jemi koloni). Nga koha e fashizmit ne Itali kane rrjedhur shume ujera, populli italian e ka mposhtur fashizmin me lufte dhe institucionet e dala nga konflikti i armatosur kane prodhuar nje prej kushtetutave me te forta ne bote. Keto 30 vitet e fundit Italia ka qene pa pike dyshimi partneri me i madh e me i mire i Shqiperise, ne cdo drejtim: ka mikpritur dhe integruar mbi 600 mije shqiptare (krahasoni situaten me Greqine!), eshte partneri kryesor ekonomik dhe sponsori kryesor diplomatik i Shqiperise per te gjitha integrimet e mundshme e te imagjinueshme. Kur erdhi momenti i te vertetes, pavaresisht lidhjeve gjithashtu te forta ekonomike qe ka me Serbine dhe presionit te madh te opinionit te brendshem publik, ju bashkua aleateve te Natos qe bombarduan Milloshevicin (nga Italia niseshin avjonet) dhe cliruan Kosoven. Ti kujtosh ketij vendi mik per koke, 'kolonite' eshte turp i madh, sidomos nga nje njeri aspak i tejdukshem si Meta!

    Përgjigju
  • Daku: 25/06/2019 10:33

    Shperndaje Like e shkrije akulloren e krimit...kur ishe ne koalicion qeverises heshte dhe u kanabizua Shqiperia...sot po mban gjalle qeverin e krimit...do denohesh per mos veprim po jepi zgjidhje!!!

    Përgjigju
  • Shkodra: 25/06/2019 10:21

    Nga e di ti o Ilir Meta se eshte bere shantazh? Mos valle nga elsperienca? Kur vendosi Gjykata e Larte per pafajesine tende edhe pse u zure me bllok ne dore, domethene qe ka vendosur nen trysni e shatazh? Duhet me i zhduke nga politika te gjithe keta politikane qe kur iu duhet thone qe gjykatat jane te mire, kur jo, jane te keqija. Tuto te keni. Jemi me te marre ne qe ju degjojme e komentojme, ne vend qe te ju fusim per zhelesh e ne burg.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 25/06/2019 10:20

    Perse gjithe kjo turbullire para hetimit per korrupsion zoti.President I Partise se Mones dhe Bashes?

    Përgjigju
  • I pandehuri Basha: 25/06/2019 10:04

    ..."Rreziku anglo-amerikan per PD-LSI"

    Përgjigju
  • Alboz: 25/06/2019 10:00

    Ti do të bëhesh mbret, po ska. Referendum, dhe të vendosë populli nqs se duhesh të jesh president apo jo. Me qetësi... me dashuri... o flori!!

    Përgjigju
  • Mitati: 25/06/2019 09:54

    O lumadh. Ne ca planeti jeton? Do jesh ne ndonje boten tenden se nuk po jeton ne kete realitet. Boll mos fol me se na hape barkun. Po ja kalon dhe Nishanit per gomarlleqe.

    Përgjigju
  • Cna gjeti: 25/06/2019 09:51

    Likja ka bere dhe gjera te mira ahahahahah.Do e falim prape Liken ne te qirilindjes,ne falem Boden Vishon e jo me Liken dhe Saliun

    Përgjigju
  • Sportisti: 25/06/2019 09:20

    Po perdor shume antidepresiv e te kane ç'orientuar, mund te jesh esëll po ta kanë bo trunin ilaçet për ta shit të gabi....të rrofshin lekët dhe pasuria se je bo me tremb njerëzit edhe kur del në televizion. Ik dhe leja Monës edhe presidencën se e ke trashëgimi nga të parët....president qesharak...mblidh topat pas porte tani se as për ato nuk je me gjithë respektin për të rinjtë që stëviten se të paktën e kanë jetën përpara po ti do t'iu djegësh ëndrrat dhe shpresat tamam si një mafioz i fëlliqur!

    Përgjigju
  • Taku: 25/06/2019 09:16

    Ik mor palaco ste shohim dot me sy,, o pis Burre do i sherbeje ky kombit te vjedhi deri ne fund.. dhe ti o Rama legeni vajte e fute kete moter...in ne mes ce doje kete hajdutin ore nuk e shohim dot me sy na eshte peshtirur.. ore mire flasim ne,po keto komentet tona pine ndopak uje apo flasim jot.. o gazetare e Shqiptarja plasjani ne sy ketij Hajdutit ja i thoni ku i ke nuk i do njeri

    Përgjigju
  • pucisti: 25/06/2019 09:04

    nqs kushtetuta ka 100 nene presidenti po e fryn duke e bere me barre te shkreten!!sa here nuk i leverdis dicka i Fut edhe nje nen tjeter .i ka mar koka ere .vetem ai nuk mund te quhet asnjeanes perderisa ngre gishtin kundra njeres pale!!mire e tha rama shqipetaret jane populli me politikan ne bote!!o hajdut kujt po kerkon ti hedhesh hi syve ??!SHQIPETAREVE!! apo nuk po ta jep kokemadhi dhe je bere keq!!bela e madhe na ka gjet me ju dy zogjt e vegjel

    Përgjigju
  • Talebani Berishist i Metes: 25/06/2019 09:03

    Do ikesh dhe me hu ne bythe,qe nuk do ta nxjerresh dot per gjithe jeten tende te ndyre!

    Përgjigju
  • Shqiptar: 25/06/2019 08:56

    Fundi jot eshte i sigurte. Mere me qetesi z. Hajdut Iliri.

    Përgjigju
  • Tutu: 25/06/2019 08:56

    Ky njeri nuk ka kexuar ndonje liber ne jeten e tij ( as shkollor ).... ... SHQIPERIA ESHTE REPUBLIKE PARLAMENTARE.... dhe sistemi parlamentar nuk afron kurre nje sistem duktatorial... aq “inteligjent” eshte sa ka filluar lexon edhe fotot e te tjereve, se ky eshte injorant nje thashethemexhi fshati...

    Përgjigju
  • Erik: 25/06/2019 08:56

    Ti dukesh me i trembur se Kolegji Zgjedhor, packa se ben si cub.

    Përgjigju
  • asnjeanshmeria: 25/06/2019 08:52

    a mudet nje i paanshem te akuzoje ps se ka kercenuar gjykatat dhe kolegjet?kete e bejne vetem kundershtaret dhe mesa duket hajduti me bllok ne dore akoma nuk e ka kuptuar qe cfare ka shenuar ke blloku do i konfiskohen!dhe do shkoje pas hekurave.dhe po nuk e beri ps do e beje populli.mos flasim per vrasjet me pagese ku eshte i ngaterruar.

    Përgjigju
  • Koli: 25/06/2019 08:47

    Shqiperia nuk do kthehet ne koloni se eshte cifligu yt qe nuk ke lene gje pa vjedhur o pis! Tani e ke fundin te garantuar vazhdo keshtu o kryehajduti i shqipetareve!

    Përgjigju
  • Rrota: 25/06/2019 08:38

    Hahaha ku jeto o njeri..... Sta var me njeri ..... Kush te beson ty..... Hahaha....

    Përgjigju
  • Eri: 25/06/2019 08:36

    Kur flet dhe ti per interesa kombetare dhe per te miren e ketij vendi..! Yyyt te qi... fisin, ju jeni per tu vrare me buke ne goje, te gjithe jo vetem ti. Funderina...

    Përgjigju
  • Gjigandi: 25/06/2019 08:32

    Nuk e shikon ca lloj presidenti dordolec je bere, nuk e rruan njeri me per ty. Nuk je president i shqiptareve po vetem i lsi. Do te hiqesh dhe si baba i kombit, pika ku ngeli shqiperia

    Përgjigju
  • Bobi Vlore: 25/06/2019 08:31

    Te erdhi FUNDI o plehre...

    Përgjigju
  • Ex army: 25/06/2019 08:30

    O i pafytytre

    Përgjigju
  • Shqiptari: 25/06/2019 08:29

    Ilir.....ne qoft se nuk e di SHQIPERIA eshte nje REPUBLIKE PARLAMENTARE e jo PREZIDENCIALE. Kjo konference qe vetem per te bere rremuj e jo per te sqaruar gjerat.

    Përgjigju
  • prishtinasi: 25/06/2019 08:21

    Presidenti i Republikes,Neni86 , Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit,kurse Neni 94:Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre që i njihen shprehimisht me Kushtetutë dhe që i jepen me ligje të nxjerra në pajtim me të. Te dyja keto akte ILIR META i ka shkelur hapur dhe nese pajtohem me diqka me Presidentit Thaqi definitifishte ja ka qelluar per klasen politike ne Shqiperi.Turp mos reagimi i politikes shqiptare ne Kosove,OPOZITA E KOSOVES DUHET HAPUR TE DALE E TE KUNDERSHTOJE DHUNEN,poashtu edhe institucionet e Kosoves duhet te kerkojne maturi nga opozita shqiptare.Ne asnje vend te botes demokratike nuk ke te drejte te mohosh te drejten elementare per te votuar pra per tu zgjedhur dhe per te zgjedhur,nuk ka justifikime as alibi,harrojeni o opozite qe veq opozite nuk jeni por katastrofa e shqiperise....Rusia paska investuar thelle per keto djegie e kercenime per vllavrasje e katrahure...Turp nuk eshte shqiptar ai qe nuk reagon,populli shqiptar ka shprehur deshiren me shumice te votoje...

    Përgjigju
    • shqipe: 25/06/2019 08:57

      pershendetje shqipe.e ke qelluar ne shenje!

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8-të, Rithemelimi më i izoluar se talebanët

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8-të, Rithemelimi më i izoluar se talebanët