Kolegji turk u mbyll nga kërkesa e Erdogan? Rama: S’kishte respektuar ligjin! Mua nuk më bën dot presion asnjë, më kanë votuar shqiptarët

 

Mbyllja e kolegjit turk ‘Mehmet Akif’ ka qenë sërish në qendër të vëmendjes. Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sërish akuzave se kolegji u mbyll me kërkesë të presidentit turk Erdgoan. Rama theksoi sërish se kolegji nuk kishte respektuar ligjin duke shitur godinën ku kishte leje për të zhvilluar aktivitetin, dhe e kishte zhvendosur në godinë tjetër pa marrë leje.  

Kreu i qeverisë deklaroi se nuk mund t’i bëjë askush presion për vendimet që merr, pasi ai është kryeministri i Shqipërisë i zgjedhur nga qytetarët shqiptarë.

“Faleminderit për këtë pyetje, por jo. Jua kam thënë me kohë. Mjafton t’ii referoheni fakteve, pastaj përrallave, keni kohë për t’iu referuar përrallave. Gjërat që i bëj, i bëj për ato qëllime që unë them. Merrni dhe shihni dokumentacionin, po të ishte një çështje politike dhe një mbyllje politike, pse do merreshim ne me një kolegj vajzash, ku ka shumë struktura të tjera atje që nuk i ka ngacmuar askush.  Siç kemi vepruar për çdo subjekt, kemi vepruar dhe në këtë rast. Do ishte shkelje nga Ministria e Arsimit nëse nuk do të ishte vepruar në këtë rast, s’keni bërë asnjë zhurmë për raste e tjera. Spostimi i godinës nuk është bërë pa asnjë miratim. Kjo është shumë e thjeshtë. Këtë ka vërtetuar vendimi i djeshëm i gjykatës.  Donin të paguanin prapa. Nëse doni ta vishni këtë me qëllime të errëta, mua nuk më bën askush presion, pasi unë jam kryeministri që më kanë zgjedhur shqiptarët.  Unë këtu mund të bëj gabime, por janë gabime që nuk vijnë nga qëllimi i keq, por nga një gjykim që mund të mos jetë i duhuri për atë gjë”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Ikën Ahmetaj, në Vlorë drejtues qarku Klosi! Spiropali në Shkodër, Majko në Kukës! Primare për kandidatët në vendore? Rama: Jo, faleminderit


SI.E./LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dielën ndërrohet ora: Si do të lëvizin akrepat! Flemë më pak, por dita zgjat më shumë

Të dielën ndërrohet ora: Si do të lëvizin akrepat! Flemë më pak, por dita zgjat më shumë