Kolonjë/ Gjendet mësuesja për nxënësen e vetme në shkollën e fshatit të thellë Boshanj! Alesia nis shkollën pas apelit në Report Tv

Alesia, 9-vjeçarja nga fshati Boshanj i Kolonjës, tashmë ka një mësuese dhe nuk i fsheh emocionet. “Jam shumë e lumtur”, tha vogëlushja.

Për të shkolla nuk filloi më 11 shtator, si për gjithë bashkëmoshatarët, por një javë pasi historia u publikua në Report TV. Drejtoria Arsimore emëroi mësuesen pas apelit të vogëlushes dhe nënës së saj. Nga portali u përzgjodh Ena Elezi, e cila orën e parë të mësimit në profesionin e mësueses e dha për Alesian.

Mësuesja e sapoemëruar udhëton çdo ditë nga Korça në fshatin Boshanj të Ersekës për t’i dhënë mësim nxënëses së klasës së katërt.

Ena Elezi thotë se ora e parë e mësimit shkoi mirë, por si vështirësi për punën e saj nuk e sheh klasën bosh, por rrugën e amortizuar dhe kushtet e pakta të shkollës.

“Jam përzgjedhur përmes portalit dhe sot kam ditën e parë të punës. Vështirësia është më shumë për rrugën sepse është e paasfaltuar. Edhe në shkollë mungojnë kushtet”, tha ajo.

Nëna e Alesias, falenderon Report tv që publikoi shqetësimin e saj sepse sot ka një mësuese për të bijën.

Shpopullimi ka bërë që në fshatin Boshanj të mbetet vetëm një nxënëse, Alesia, ndërsa godina e shkollës është tejet e rrënuar. Në këto kushte Drejtoria Arsimore e Kononjës kishte vendosur ta mbyllte shkollën dhe ta transferonte 9-vjecaren në shkollën e Ersekës, 20 kilometra larg fshatit të saj. Nëna refuzoi dhe kërkoi arsimim në fshat për të bijën. Pas apelit në Report TV, Drejtoria Arsimore e Kolonjës reagoi duke emëruar menjëherë një mësuese në shkollën me një nxënës!

B.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mexho: 20/09/2023 20:05

    Lajm i miré Suksese nxeneses DHE mesues

    Përgjigju
  • Era: 19/09/2023 22:00

    Suksese si nxeneses po ashtu dhe mesueses! Një vit i mbarë shkollor

    Përgjigju
    • Mexho: 20/09/2023 20:01

      Lajm shum I bukur

  • Shkodra: 19/09/2023 17:10

    Lajmi me i bukur e me rendesi ne vend. Kjo vogelushe do te jete e sukseshme ne jete dhe kurre nuk do ta harroje mesuesen e saj. Zemra mal mu ba!

    Përgjigju
    • Torino: 19/09/2023 20:02

      Suksese vogelushe!Edhe urime mesueses tende te re!

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Dua Lipa shkëlqen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Time 100’

Dua Lipa shkëlqen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Time 100’