Kolorado,  vrasja në shkollë, autori
18 vjeçar ishte zënë me mësuesin

Kolorado,  vrasja në shkollë, autori<br />18 vjeçar ishte zënë me mësuesin
KOLORADO- Terrori i sulmeve me armë zjarri në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, nuk kanë të mbaruar.

Ditën e djeshme një djalë i armatosur, ka hyrë në Arapahoe High School, në liceun ku studionte në Centennial të Kolorados, rreth orës së drekës.
 
Ai ka hapur zjarr duke plagosur dy shokë të shkollës dhe më pas ka vrarë edhe veten. Një nga të plagosurit është një vajzë 15-vjeçare, e cila është dërguar me urgjencë në spital, në rrezik për jetën. 

Djali që ka hapur zjarr, është identifikuar si Karl Halverson Pierson, 18-vjeçar dhe sipas dëshmive të para, mendohet se ai kishte pasur disa mosmarrëveshje me një nga mësueset e tij dhe kjo ka qenë arsyeja që e ka bërë të kryej një veprim të tillë. Mësuesja e cila ishte në qendër të këtij sulmi, ka lënë menjëherë ndërtesën e shkollës, pasi është lajmëruar nga disa nxënës të tjerë. 

Ky sulm ndodhi një ditë përpara përvjetorit të sulmit me armë zjarri të ndodhur më 14 dhjetor të vitit 2012-të, në Newtown, në Connecticut, ku në shkollën fillore të Sandy Hook, Adam Lanza, një i ri me probleme të rënda mendore hyri në ambientet e kësaj shkolle dhe vrau 20 fëmijë 6 dhe 7 vjeç, si edhe 6 të rritur. 

Tragjedi pa mbarim, që vazhdojnë të shokojnë Amerikën, për këtë arsye pjesa më e madhe e amerikanëve kanë kërkuar që të vendoset një ligj më i rreptë, përsa i përket shëndetit mendor të armëmbajtësve. Sipas sondazheve të mëparshme, thuhet se 52% e amerikanëve kërkojnë që të vendosen rregulla të reja dhe për 38% të tyre, janë të kënaqur me rregullat ekzistuese.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët