Kolumbi, kokainë e fshehur mes trëndafilave të Shën Valentinit

Kolumbia është vendi i dytë në botë për eksportin e luleve, por edhe për sasitë redord të kokainës që dalin jashtë kufijve të saj, fshehur edhe në trëndafila.

Për këtë arsye, në ditën e Shën Valentinit nuk janë vetëm prodhuesit e drogës por dhe paketuesit e luleve që mbahen nën vëzhgim nga policia, të angazhuar veçanërisht në kontrollin e dërgesave.

Agjentët e antidrogës, përmes kamerave monitorojnë çdo hap të procesit të eksportit të luleve, për të parandaluar depërtimin e trafikantëve.

Sipas policisë, paketimet kanë barkode, të cilat tregojnë origjinën e luleve. Muajin e kaluar u skanuan afro 5000 mijë kuti.

Në vitin 2018, mes paketimeve u zbuluan më shumë se 400 kilogramë kokainë e fshehur.

Në Kolumbi llogaritet se plantacionet e kokainës janë diku te 160 mijë hektarë dhe trafikantët përdorin çdo mjet për ta çuar drogën në Europë.

  • Sondazhi i ditës:

    “Pol i tretë?!” A duhet që 20 partitë e reja të bashkohen kundër PS, PD, LSI?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Bora gjysmë metri/ Fshati Panarit në Korçë me 40 familje i bllokuar prej 13 ditësh, banorët tentojnë të hapin vetë rrugën, por pa sukses