Komandanti i Sazanit:Ja e vërteta
e minave në kanalin e Korfuzit

Komandanti i Sazanit:Ja e vërteta<br />e minave në kanalin e Korfuzit
Gazetari Ilir Mati ka marrë një dëshmi të rrallë mbi “incidentin në Kanalin e Korfuzit”, një ngjarje që edhe pas 70 vitesh hap ende debate mes studiuesve dhe historianëve. Një dëshmitar I kësaj ngjarje komandanti I ishullit të Sazanit, mevlan dervishi, i ka lënë gazetarit dëshminë e tij për këtë ngjarje, në të cilën ai ka qenë protagonist. Ai ka dëshmuar hedhjen e minave në det një natë tetori të vitit 1946, si një masë mbrojtëse për shkak të luftës në Greqi dhe se anglezët sipas tij, nëse nuk do të hynin nga gardhi, pa pyetur, por do të trokisnin në portë, nuk do të përballeshin me atë që ndodhi në Kanalin e Korfuzit. Më poshtë sjellim të plotë dëshminjë që solli në redaksinë tonë gazetari Ilir Mati.

* * *

Dëshmi 29 Tetor 2010
(Botohet për herë të parë)

Unë Mevlan Dervishi, komandant i Ishullit Sazan në vitin 1946, nga Tërbaçi. duke patur besim se ti Ilir Abdi Mati, në cilësinë e gazetarit, do ti peërdorësh drejt e mirë gjërat që do të them, të thirra në shtëpinë time, të tregoj se në ishullin e Sazanit, Mevlan Dervishi TIRANE “JA E VERTETA E MINAVE NE KANALIN E KORFUZIT” 22 tetor 1946-2016- 70 vjet nga “Incidenti i Korfuzit”. Një dëshi që publikohet për herë të parë mbi të vërtetën e incidetit në kanaline Korfuzit… në tetor 1946 me erdhi një radiogram, i cilësuar tepër sekret, i cili më urdhëronte ti vihesha në dispozicion, për çdo gjë, kapitenit të parë të marines Abdi Mati. Abdiu erdhi në Sazan dhe pas disa ditësh hipëm në anije jugosllave dhe u nisëm për Sarandë. Në Sarandë, natën, na qëlloi artileria bregdetare. U kthyem në ishull dhe ditën tjetër u nisem prapë për Sarandë, ku në errësirë u bë hedhja e minave. Sa më kujtohej, mirrej masë mbrojtëse për shkak të vazhdimit të luftës në Greqi. Në atë mision, shqiptar kam qenë vëzhgues unë Mevlan Dervishi dhe yt atë Abdi Mati. Fola që ta dish të vërtetën. Kaq di kaq të thashë. Kështu dëshmoi dhe e mbylli bisedën Koloneli në pension Mevlan Dervishi.

SHËNIM:
Pyetjes në lidhje me rënien në mina të englezve, Mevlan Dervishi ju pergjigj: “Më pas, nga ato ditë e deri më sot kam lexuar komente mbi ngjarjen. Nga ato ditë e deri më sot kam thënë të njëjtën fjalë: më vjen keq që anglezët ranë në mina në oborrin e shtëpisë time, por duhet të më thonë se ç’deshën e përse më hynë në oborr nga gardhi dhe jo të vinin e të trokitnin në portë.

mina korfuz

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zbatohet Amnistia Penale! Hapen dyert e burgut për 700 të dënuar! Ulje dënimi për 400 të tjerë

Zbatohet Amnistia Penale! Hapen dyert e burgut për 700 të dënuar! Ulje dënimi për 400 të tjerë