'Kombëtarja e vetkënaqur nga kualifikimi', Rraklli analizon disfatat në miqësore: Nuk shkohet kështu në Europian

Shqipëria zgjodhi dy kundërshtarë më të fortë për miqësoret e marsit, por disfatat brenda 4 ditësh me Kilin dhe Suedinë lanë pas zhgënjim jo vetëm te tifozët, por edhe te vetë kombëtarja që përgatitet për të marrë pjesë në Evropian.

“Shoh një skuadër të vetëkënaqur. Kjo më shumë në ndeshjen me Kilin, e ndikuar nga kualifikimi për në Europian. Kjo u pa që në dy ndeshjet e fundit kualifikuese ndaj dy skuadrave më të dobëta në letër,”-u shpreh Rraklli.

Për Report TV ish-futbollisti i kombëtares Altin Rraklli thotë se kuqezinjtë duhet të përmirësojnë dy aspekte nëqoftëse duan të paraqiten dinjitozë në Euro 2024.

“Gjendja e tyre fizike optimale, më e mira, maksimale secili nga lojtarët. Jo vetëm lojtarët titullarët, por të 23 futbollistët, pasi duhet dhe ai që zëvendëson të jetë po aq rezultativ sa ai që e nisi nga fillimi. Ana fizike dhe përqendrimi duhet sepse këto ishin ndeshje miqësore dhe sado lojtari nuk jep 100%,”-tha ai.

Sipas Rrakllit Shqipëria e ka fuqinë për ti bërë keq skuadrave të grupit në Europian edhe pse janë kundërshtarë shumë me emër dhe kualitet.

“Unë Spanjën veçoj më shumë sepse është një kundërshtar që i ngjan Kilit, por Italinë dhe Kroacinë nuk i shoh më po aq të forta sa më parë. Dihet që kanë histori të jashtëzakonshme, por vitet e fundit kanë treguar difektet e tyre që ne duhet ti gjejmë dhe ti ndëshkojmë. Në momente të caktuara unë them se mund ti dëmtojmë,”-deklaroi ish-futbollisti i kombëtares.

Rraklli në miqësoren me Suedinë evidentoi si shumë pozitive paraqitjen e Mitajt, ndërsa iu bashkua shumë specialistëve të tjerë që thonë se Armando Broja duhet të thirret patjetër në Europian.

Ne.k./S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/03/2024 02:01

    Te vetekenaqur,nuk i marrin me te njejtin seriozitet miqesoret sic marrin ato kryesoret dhe mbi te gjitha,as kemi patur,as kemi,as do te kemi ndonjehere kembe,apo aftesi per futboll.Le te mos genjejme veten,as stadiumet,as pagat,as lojtaret,as trainjeret nuk bejne dot ate qe s'ka qene kurre.Sigurisht qe kemi patur lojtare te shkelqyer e ndeshje e rezultate per t'u mbajtur mend,sigurisht qe kemi pasion,por nuk mjaftojne.Shikoni sportet e tjera,po marrim medalje pas medalje,pa asnje lloj perkrahje,as nga shteti,as nga tifozet.Per futbollin po shkrihen te gjithe e gjithecka dhe me cfare rezultati....??!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Renditja/ Skënderbeu fiton 1-0 ndaj Erzenit dhe bën 'lëmsh' garën për titullin! Dinamo dhe Laçi paqe pa gola

Renditja/ Skënderbeu fiton 1-0 ndaj Erzenit dhe bën 'lëmsh' garën për titullin! Dinamo dhe Laçi paqe pa gola